Bizneset e mëdha duhet të dorëzojnë inventarët deri në 10 janar

Fillimi i çdo viti është i ngarkuar për të gjithë ekonomistët, sidomos atyre që punojnë për bizneset e mëdha, pasi duhet të bëjnë mbylljet e vitit që u la pas. Deri në 10 janar ata duhet të përfundojnë inventarin e 2020-s.
Administrata Tatimore ka njoftuar tatimpaguesit se në zbatim të detyrimit për mbajtjen e të dhënave sipas kreut të VI –të Ligjit Nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për Proçedurat Tatimore në RSH” i ndryshuar, si tatimpagues i regjistruar me përgjegjësi tatimore për Tatimin mbi Fitimin”, paraprakisht përgatitjes së pasqyrave financiare të vitit 2020, ju rikujtojmë se ju duhet të përgatisni inventaret e mallrave, materialeve dhe inventarët e mjeteve kryesore (AQT) të datës 31.12.2020.
Të dhënat e regjistrimit duhet të përmbajnë zërat si më poshtë:
Ky informacion duhet të dorëzohet pranë DTM-së brenda dates 10.01.2021 në formë shkresore, i firmosur dhe i vulosur nga përfaqësuesi i shoqërisë ose të ngarkohet elektronikisht në sistemin e tatimeve e-Filing, në rubrikën “Çështjet e mia”.
Ku gjendet ky njoftim ne faqen e tatimeve? Ju lutem me ndihmoni me link-un
Nuk eshte te faqja, u ka shkuar subjekteve ne sistem