Bizneset franceze nxitojnë të bëjnë kërkesë për ndihmë shtetërore për 2.2 milion punonjës

29/03/2020 2:24 PM 0 komente

Bizneset franceze po nxitojnë të përfitojnë nga ndihma qeveritare për të mbajtur në listën e pagave të tyre 2,2 milionë punonjës, pasi koronavirusi ka bërë që shumë kompani të bllokojnë aktivitetin e tyre, tha ministrja e Punës Muriel Penicaud.

Numri i kompanive që kanë aplikuar për të përfituar nga ndihma shtetërore u rrit me 65 mijë brenda një dite, nga 220 mijë që ishën të premten.

Penicaud tha se prodhuesit, hotelet dhe restorantet, industria e ndërtimit dhe shitësit me pakicë të ushqimeve janë ndër më të goditurit.

Qeveria franceze ka caktuar 8.5 miliardë euro (9.5 miliardë dollarë) gjatë dy muajve për të ndihmuar kompanitë që përkohësisht janë pezulluar për shkak të bllokimit dhe për të siguruar që ata mund të fillojnë përsëri punën kur kriza të ketë mbaruar.

Sipas sistemit, bizneset paguajnë 70% të pagave bruto të punonjësve të papunë, dhe marrin 100% të rimbursuar nga shteti me një kufi të vendosur në 4.5 herë mbi pagën minimale.

I ashtuquajturi sistemi i pjesshëm i papunësisë kufizoi rritjen e numrit të regjistrimeve të punëkërkuesve në 20,000 në javën e tretë të marsit kundrejt një viti më parë, tha ministrja. Punësimi ra me 70 për qind, tha ajo, pa dhënë një afat kohor se sa do të zgjasë kjo situatë.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një rekord prej 3.3 milion njerëz u paraqitën në listën e të papunëve në një javë të vetme nga masat paraprake kundër virusit për të mbyllur bizneset./Bloomberg

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of