Modeli i zhvillimit në tri dekadat e fundit ka qenë parazitar, duke promovuar dhe mbështetur biznese që kanë fitime të larta e të lehta, të cilat nuk i kanë sjellë vlerë të shtuar ekonomisë dhe as kanë nxitur investimet produktive. Një dëshmi e qartë e kësaj tendence është renditja e 200 kompanive më të mëdha sipas fitimeve për vitin 2019, një publikim i përvitshëm i Revistës Monitor.
Sipërmarrjet e industrisë përpunuese rezultojnë me fitime minimale dhe nivel të ulët të qarkullimit vjetor, duke mbetur të vogla dhe pa investime domethënëse. Më pak fitime, do të thotë më pak investime, që në afat të mesëm e fut ekonominë në një rreth vicioz të mungesës së produktivitetit, ndërsa konkurrenca nga jashtë sa vjen e shtohet edhe për shkak të hapjes së tregjeve. [lexoni]
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ri-publikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit original.