Nuk është e pranueshme të ndryshohet një sistem funksional i taksave që siguron një buxhet të ekuilibruar.
Ky është pozicioni i Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë me rastin e reformave tatimore të propozuara nga Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (CITUB).
Në një situatë ekonomike të vështirë për t’u parashikuar dhe pritshmëritë për rënien e PBB-së mbi 7%, Dhoma Bullgare e Tregtisë dhe Industrisë pretendon se çdo ndryshim në sistemin e taksave mund të krijojë kaos midis bizneseve dhe qytetarëve dhe mund të ketë efekt negativ në mbledhjen e taksave.
Disa ditë më parë, CITUB bëri disa propozime: një të ardhur minimale të patatueshme të barabartë me pagën minimale mujore, 15% taksë mbi të ardhurat e personave fizikë dhe juridikë dhe ulje të normës së TVSH-së nga 20% në 15%. Aktualisht, personat fizikë paguajnë 10% taksë mbi të ardhurat.