Për të gjithë bizneset apo qytetarët që e kanë të domosdoshme të lëvizin pas orës 22:00 duhet të pajisen me “leje për punë dhe arsye të domosdoshme” në e-albania.
Pasi të futeni në e-albania (https://e-albania.al/ ), në fillim të faqesh ekzistojnë dy dritare:
Për qytetarët “Leje për dalje”
– për punë
– për arsye të domosdoshme
Për bizneset: “Leje qarkullimi për nevojat e subjekteve”
– për transportin e punonjësve
– ofrimin e shërbimeve të tyre
Leja është funksionale vetëm për punonjësit e bizneseve, që lejohen të ushtrojnë aktivitetin edhe brenda fashës orare 22.00-6.00, sipas akteve normative. Dhe për ata, që kanë nevoja specifike, si: vajtja në farmaci apo kujdesi ndaj një të moshuari.
Si të aplikoni për leje:
– Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
– Zgjidhni shërbimin “Leje për dalje”;
– Klikoni butonin “Përdor”;
– Përzgjidhni llojin e lejes që ju nevojitet;
-Ndiqni hapat e nevojshme sipas specifikës së lëvizjes që iu nevojitet:
Me makinë
Në këmbë
-Shkruani saktë datën dhe arsyen e lëvizjes
Klikoni: Dërgo dhe në moment, në adresën, me të cilën jeni regjistruar në e-albania, do të merrni e-mailin dhe sms konfirmuese.
Për bizneset, në e-Albania do të kërkoni shërbimin: “Leje qarkullimi për nevojat e subjekteve”
Leje për të ofruar shërbime apo për të transportuar stafin e tyre me itinerar strikt: shtëpi-punë-shtëpi
Mjafton të identifikoheni në e-Albania si biznes dhe të plotësoni me kujdes hapat e kërkuar dhe do të merrni lejen që legjitimon lëvizjen tuaj
Kujdes! Ruani emaili-et dhe sms-te konfirmuese për çdo lloj leje ose do të gjobiteni nga Policia e Shtetit!
Përjashtohen nga rregulli i aplikimit stafi shëndetësor punonjësit e shërbimeve në struktura kritike.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.