Më shumë se 100 ekspozues kanë marrë pjesë në “Panairin e Agrobiznesit 2012” në Fier. Panairi i Organizuar nga Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsuamtorit është cilësuar si aktivitetimë i rëndësishëm vjetor për Qarkun e Fierit. Panairi ishte organizuar në hapësirën e tregut ushqimor në Unazën e Fierit dhe aty kanë marrë pjesë fermerë, kompani përpunuese në sektorin e agroindustrisë, shkolla profesionale, institucione të këtj sektori dhe komuna të ndryshme të zonës. Gjatë vizitës në stendat e fermerëve dhe prodhuesve, Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsuamtorit, z. Genc Ruli vlerësoi arritjet dhe zhvillimet tejet pozitive të viteve të fundit.
Gjashtë mujori i parë i këtij viti ka rritje në pothuajse të gjitha eksportet bujqësore dhe blegtorale. Zëri perime paraqitet me rritje prej 28% në sasi dhe 24% në vlerë. Nga janar – qershori 2011, eksportet e produkteve blegtorale kanë rritje në vlerë me 54% në janar-qershorin 2012. Nga janar – qershori 2011, eksportet e produkteve Agro-industriale janë në vlerë me 12% në janar-qershorin 2012, duke u bazuar në të dhënat paraprake të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Ai ka vënë në dukje se “importet bujqësore janë ulur me 5% në vlerë”.
Një pjesë e veçantë në “Panairin e Agrobiznesit 2012” në Fier ishte stenda e ekspozitmit të lopëve të qumështit, ku dhe u ndanë 6 çmime. Veç vlerësimit dhe dhënies së çertifikatave, fermerët e këtyre lopëve morën dhe shpërblim financiar prej disa mijra lekë secili nga kompani dhe banka. Këto çmime stimuluese ishin mënyra më e mirë për të vlerësuar arritjet dhe modernizimin e fermave të qumështit në zonën e Fierit. Në këtë panair që u vizitua nga mijra persona, ra në sy kultivimi dhe nxjerrja në tregje e produkteve të rralla që vijnë nga serat dhe fermat e zonës së Fierit. Kështu, luleshtrydhet, varietetet e ndryshme të manaferrave, ullinjtë e pa kultivuar më parë në Shqipëri apo dhe kivit ishin produktet që u shijuan nga vizitorët në “Panairin e Agrobiznesit 2012”.
Më pas, ministri Ruli ka vizituar një investim prej qindra milion lekësh që ka mundësuar ngritjen e inkubatoerit më të madh të pulave në rajon. Ky impiant ka një kapacitet prodhimi prej 9 milion krerë pulash në 21 ditë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.