Biznesi i sigurt i koncesionarëve

16/10/2018 4:01 PM 0 komente

Koncesionarët kanë treg të garantuar, që shpesh është monopol dhe fitimet janë të sigurta. Normat e fitimit, në pjesën më të madhe, luhaten nga 30 në 60%. Në listën e 100 më të mëdhenjve, sipas fitimeve, janë të shumta kompanitë koncesionare.

I pari, sipas fitimeve në vlerë absolute, vijon të jetë Tirana International Airport, me 2.8 miliardë lekë.

I dyti është Aleat, që ka me koncesion prodhimin dhe shpërndarjen e pasaportave, me 643 miliardë lekë fitime, ndonëse me rënie me 45% në raport me një vit më parë. Edhe norma e fitimit ka rënë në 29%, nga 38.5% që ishte vitin e mëparshëm.

Në listë janë dhe koncesionarët e energjisë, Euron Energy dhe ALB-ENERGY, që renditen në 10 sipërmarrjet me normë më të lartë fitimi.

Durrës Container Terminal, që ka me koncesion terminalin e pasagjerëve, ka dalë nga lista e 100 më të mëdhenjve, pasi fitimi është ulur tre herë, në 114 milionë lekë.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of