Flet zv.administratori i kompanisë së mirëmbajtjes të programit Financa-5, Gentian Qiriazi
Kompania “Infosoft Software Developer”, me një përvojë 30-vjeçare në tregun shqiptar, një ndër subjektet e para të certifikuar për zgjidhjet software-ike, prej 2 vitesh ka nisur punën për ofrimin e programit Financa-5 për faturimin elektronik.
Aktualisht, para nisjes së fazës së parë të sistemit të ri që pritet të zbatohet në Shqipëri, kompania po asiston shumë ndërmarrje që kërkojnë të implementojnë programin Financa-5.
Z. Gentian Qiriazi shpjegoi për “Monitor” se ato subjekte që prej vitesh përdorin zgjedhjet software për procesin e fiskalizimit vetëm do t’u nevojitet përditësimi i programit. Për bizneset e vogla, sipas z. Qiriazi, mund të përdoren module me funksione bazike dhe me tarifa minimale që do të krijojnë lehtësi dhe komoditet në aktivitetin e tyre.
Një biznes që kryen transaksion me para në dorë, si në rastin e një marketi dhe ka të instaluar programin software, si duhet të veprojë kjo kategori për sistemin e ri?
Me nisjen e procesit të fiskalizimit për këto biznese që punojnë me transaksione me para në dorë, tashmë nuk është e nevojshme instalimi i programeve të reja, për këto raste programit i bëhet update (përditësim). Pra kësaj kategorie biznesi nuk do t’i ndryshoje gjë në aktivitetin e tyre të përditshëm.
Sa është kostoja e instalimit të sistemit të ri dhe ajo për të përditësuar një sistemi të instaluar më parë?
Kostoja për përditësimin e programit ekzistues është 30,000 lekë, por kjo vlerë varion në bazë të numrit të kompjuterëve që disponon biznesi, si dhe koston e detyrueshme të transmetimit që kushton 14, 000 lekë në vit. Për koston e mirëmbajtjes së programit, kjo varet nga politikat që kërkon të zbatojë çdo kompani. Kostoja për instalimin e zgjedhjeve software është në varësi të tipologjisë së programit që kërkon të përdorë sipërmarrja.
Për një program bazik Financë-5, vlera e tij është 13,100 lekë dhe kostoja për transmetimin e të dhënave në serverin e Tatimeve kushton 14,000 lekë në vit. Në total kostoja, si investim fillestar është: 13,100 + 14,000= 27,100 lekë. Dua të sqaroj se një element shumë i rëndësishëm për përcaktimin e çmimit është numri i posteve të punës që instalohet.
Nga kontaktet që ju keni pasur me sipërmarrjen, sa prej tyre janë të interesuara të përdorin zgjidhjen software?
Gjatë punës sonë kemi konstatuar se janë të shumta bizneset, duke filluar nga ato familjaret e deri tek kompanitë e mëdha, që kërkojnë instalimin e programeve të reja. Raportimi është pjesë e rëndësishme e biznesit dhe për të ndjekur ecurinë e tij, Financa-5 ofron zgjidhje nëpërmjet zhvillimeve të ndryshme të aplikacioneve, duke iu përshtatur kërkesave të bizneseve. Implementimi i programit është mjaft fleksibël dhe përshtatet lehtësisht, sipas nevojave sintetike dhe analitike të bizneseve dhe çdo modul ofron mundësi praktike përdorimi në nivel operatorik dhe menaxherial.
Financa-5 ofron zgjidhje për planifikimin e burimeve të kompanisë suaj. Ndihmon bizneset e vogla dhe të mëdha të automatizojnë dhe të lidhin shitjet, blerjet, operacionet, kontabilitetin dhe inventarin e magazinës. Për bizneset e vogla veçanërisht ekzistojnë aplikacione/module me funksione bazike që krijojnë lehtësi dhe komoditet në aktivitetin e çdo biznesi dhe me tarifa minimale. Këto lloj modulesh kryejnë edhe funksionin e kasës fiskale, nëse instalohet ky program nuk është e nevojshme të përdoren më ato pajisje që u shtohet vlera për shkak të mirëmbajtjes.
Cilat janë sugjerimet për bizneset që aktualisht kanë të instaluar një zgjidhje software apo po mendojnë të marrin një të ri?
Nga përvoja jonë shumëvjeçare në treg japim disa sugjerime në varësi të llojit të aktivitetit dhe bizneseve. Për bizneset që kanë software-n Financa- 5, sugjerojmë update (përditësimin) e programit.
Financa-5 përmirësohet dhe përshtatet, sipas ndryshimit të legjislacionit në fuqi dhe rifreskohet në funksion të ndryshimeve të SKK (Standardet Kombëtare të Kontabilitet) dhe SNK (Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit). Programi Financa-5 përshtatet me planin kontabël publik ose privat të llogarive dhe në çdo rast përdoruesi mund të shtojë/detajojë ose pakësojë llogaritë sipas profilit ekonomik të subjektit. Për bizneset e mëdha që nuk kanë një software sugjerojmë që të blihet programi Financa-5, pasi blerja e licencës është një kosto fikse dhe nuk kërkon investime të tjera.
Biznesit nuk i duhet të paguajë vit pas viti, për të mbajtur aktive licencën. Me blerjen e licencës Financa-5 ajo kalon direkt në pronësi të subjektit. Për bizneset e vogla familjare, kompania jonë ka zhvilluar aplikacione apo module me funksionet bazike.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.