Biznesi i vogël në TVSH rrit kostot e Tatimeve dhe falimentin

06/10/2017 3:23 PM 0 komente

Ideja e përfshirjes së biznesit të vogël në skemën e TVSH-së është e hershme. Argumenti kryesor pro saj është se, shtrirja e taksës në të gjithë zinxhirin e qarkullimit të mallrave mbyll shtigjet për evazion, jo vetëm për biznesin e vogël, por kryesisht për atë të madh.

Por kjo masë ka edhe disa pasoja të tjera.

Së pari rrit koston për vetë Tatimet, pasi administratës do t’i duhet të kontrollojë me dhjetëra mijëra biznese të vogla, të cilat sot nuk kontrollohen me të njëjtën vëmendje. Kjo është edhe arsyeja se, përse Fondi Monetar Ndërkombëtar ka qenë gjithmonë skeptik ndaj kësaj mase.

Së dyti, një pjesë e bizneseve të vogla mbijetojnë në treg, pikërisht për shkak se nuk paguajnë TVSH-në. Ndonëse në shumë raste ato i mbajnë çmimet njësoj si bizneset me TVSH, duke e mbajtur vet padrejtësisht taksën e paguar nga qytetarët në çmimin e mallit, ky ka qenë edhe një amortizator social.

Vendosja e TVSH-së mund t’i detyrojë disa nga këto biznese të falimentojnë, duke rritur papunësinë. Kjo mund të kthehet në një sfidë sociale për qeverinë.

/ Top Channel 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of