Biznesi kundër projektligjit antiduhan

Projektligji mbi kontrollin e duhanit ka ngjallur shqetësim te përfaqësuesit e bizneseve. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, thotë se ky është ndër rastet më të qarta kur një ligj është antiekonomik. Sipas tij, ai prish barazinë në treg, dëmton financat publike dhe krijon premisa për kontrabandë e tregti të paligjshme. Aprovimi i këtij projektligji, sipas kreut të OEK
do të ndikojë në humbjen e respektin nga ana e publikut për shtetin ligjor dhe institucionet e tij.“E para, në rrafshin social, projektligji nuk merr parasysh fatin e mijëra njerëzve që me mundim janë vetëpunësuar dhe tregtojnë në dyqane të vogla dhe njësi të improvizuara tregtare. Këta njerëz nuk kanë rrugëdalje tjetër. Ata ose duhet ta shkelin ligjin e ri, nëse ai miratohet, ose duhet të dalin të papunë” tha Gërxhaliu.
Komente