Sektori privat në eurozonë e filloi vitin 2014 në formë shumë më të mirë se sa pritej, me rritje më të fortë në të gjithë rajonin ‘njollosur’ vetëm nga një rënie e vazhdueshme në Francë, treguan dje sondazhet.
Indeksi i përbërë i blerjes së menaxherëve të Markit, (PMI) i cili vlerëson aktivitetin e biznesit mes mijëra kompanive dhe perceprohet si një udhërrëfyes i mirë për ‘shëndetin’ ekonomik, ‘kërceu’ në 53.2 në janar nga 52.1 që shënonte muajin e kaluar.
Kjo shifër ishte goxha mbi shenjën 50 shenjë që tregon rritje dhe ishte shifra e tij më e lartë që nga mesi i vitit 2011, duke dalë mbi të gjitha parashikimet në sondazhin e 25 ekonomistëve të Reuters.
Një indeks i mëparshëm PMI nga Franca, ekonomia e dytë më e madhe e bllokut, tregoi se aktiviteti u tkurr për muajin e tretë deri në janar, edhe pse rënia ishte më pak e theksuar dhe si shërbimet e saj ashtu edhe PMIs e fabrikës rezultuan më pozitive se sa pritshmëritë.
Në Gjermaninë fqinje PMI i përbërë u rrit në nivelin më të lartë në 31-muaj.
Porositë e reja u rritën në të gjithë bllokun për muajin e gjashtë radhazi me nën-indeksin që u përputh me rekordin 30-mujor të dhjetorit prej 52.2, duke treguar se PMIs mund të rritet edhe më shumë gjatë muajit të ardhshëm.
Përmirësimi u ndje gjerësisht, me rritje si në industritë e shërbimeve ashtu edhe në ato të prodhimit, dhe të dhënat nga Irlanda dhe Spanja treguan për një kërkesë të fortë për obligacionet e tyre këtë muaj, ndërsa aksionet evropiane u rritën në kulmet prej 5 vite e gjysëm të martën teksa investitorët filluan të shfaqen gjithmonë e më shumë optimist.