Qëkur rifitoi pavarësinë në vitin 2006, Mali i Zi, i cili dikur shihej si xhevahiri i Adriatikut, është bërë një magnet për investimet e huaja
Kur imagjinon fokusin e biznesit të një sipërmarrësi grek, sidomos të njërit i specializuar në sektorin e turizmit, vendet e Ballkanit nuk të vijnë të parat në mendje. Por Petros Stathis është një biznesmen i cili ka refuzuar gjithmonë të ndjekë rrugën e shkelur aq shpesh nga kolegët e tij. “Të jesh grek dhe të kesh interes në industri, rruga e zakonshme është zakonisht ajo që sheh në tokën mëmë dhe në pika si Korfuzi, Mikonos apo Santorini”, thotë Stathis. “I dua këto vende aq shumë sa të gjithë, por kam ndier gjithmonë një tërheqje të natyrshme ndaj vendeve të bukura të Ballkanit dhe në veçanti ndaj shtëpisë sime të dytë, Malit të Zi”.
Qëkur rifitoi pavarësinë në vitin 2006, Mali i Zi, i cili dikur shihej si xhevahiri i Adriatikut, është bërë një magnet për investimet e huaja. Peizazhet e bukura dhe të larmishme, sistemet ekonomike të fokusuara tek biznesi dhe nivelet e ulëta të taksave e kanë bërë një pikë të nxehtë për turizmin në vitet e fundit, duke nxitur interesin e investitorëve nëpër glob. Stathis e përmbledh thjesht me një frazë: “Biznesi po lulëzon në Ballkan”
Të hapur për biznes
Vetëm sektori i turizmit përbën gati 25% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe stoku i Investimeve të Huaja përfaqëson 130% të GDP-së të së gjithë vendit sipas Raportit të Investimeve në Botë të UNCTAD. Qeveria ka qenë efikase në orientimin e rritjes në këtë sektor duke e hapur ekonominë për investitorët e huaj dhe duke hequr ndonjë pengesë në të bërin biznes. Si rezultat i kësaj, Mali i Zi renditet aktualisht i 50-i në 190 ekonomi në lehtësinë e të bërit biznes sipas raportit të Bankës Botërore “Doing Business” të 2019-s.
“Ujërat e Adriatikut, peizazhet malore, qytetet-kala mesjetare e kështu me radhë. Vështirë të befasohesh se pse turistët po dynden drejt Malit të Zi duke u rritur në numër vit pas viti, apo që investitorët po kapitalizohen në popullaritetin e tij”, – thotë Stathis. Ai flet nga përvoja. Duke pasur një të kaluar të suksesshme në mikpritje dhe pasuri të paluajtshme në vitin 2008 ai hodhi sytë në industrinë e turizmit malazez dhe ndërmori projektin më ambicioz deri më sot – restaurimi i resortit Shën Stefani. Që atëherë interesi i tij për biznes në këtë vend është rritur, duke përfshirë sektorin bankar, median dhe industrinë e ushqimit. “Mali i Zi është zyrtarisht i hapur për biznes” shprehet ai.
Pionier i luksit
“Jam i vetëdijshëm për kurthet e turizmit masiv që kanë prekur disa pjesë të Greqisë dhe vendeve të tjera”, reflekton Stathis. “Edhe pse ky model mund të gjenerojë shumë të ardhura për ekonomitë lokale, shpesh ai u vjedh këtyre vendeve trashëgiminë dhe kulturën që tërhoqi vizitorët në krye të herës. Kjo është diçka që unë këmbëngulja që të shmangej me Shën Stefanin”. Resorti i Shën Stefanit, i ndërtuar në themelet ekzistuese të fshatit të shekullit të 16, u restaurua dhe u rihap në vitin 2011 nga Stathis nën pronësinë e grupit Aman. Dikur i preferuari i origjinalit “jet set” (grupe sociale të klasave të larta) në vitet 1950, rilindja e hotelit u cilësua gjerësisht si shtysa e ringjalljes së tregut të turizmit luksoz në Malin e Zi.
“Shën Stefani ishte një projekt i vërtetë pasioni për mua”,- thotë Stathis. Kemi punuar pa u lodhur për të përsosur çdo detaj të vogël. Duke bërë këtë mendoj se kemi krijuar një nga përvojat më të mira në hoteleri, duke u treguar investitorëve të tjerë potencialë se çfarë mund të arrihet në Mal të Zi”. Që nga rihapja e Shën Stefanit, tregu i turizmit luksoz në Mal të Zi është rritur jashtëzakonisht, fitimet krahasohen me Monakon dhe Rivierën Franceze.
Këshilli Botëror i Turizmit dhe Udhëtimeve ka parashikuar që Mali i Zi do të marrë 10 miliardë dollarë investime gjatë dekadës së ardhshme me 36% apo 1.9 miliardë dollarë të PBB-së që do të vijnë nga ekonomia e turizmit deri në vitin 2021, duke u rritur me 17% në raport me 2017. Projekte si Porto Montenegro kanë ndjekur hapat e Shën Stefanit duke ofruar 850 hapësira për jahte dhe superjahte, një hotel me pesë yje dhe një fshat për Pazar, vila luksoze, një helipad dhe një muze. Investimi i deritanishëm vetëm në Porto Montenegro llogaritet në 450 milionë dollarë duke qenë një stimul i madh për ekonominë lokale. “Ky vend po shkon nga forca në forcë dhe jo në një pjesë të vogël e lidhur me industrinë e turizmit. Jam i kënaqur që kam luajtur një rol në këtë rritje” shprehet Stathis.
Zgjerimi në Kroaci
Interesi i Stathis për Ballkanin, krenar që e quan Malin e Zi shtëpinë e tij, nuk është i kufizuar vetëm në këtë vend. Ai ka hedhur sytë edhe në Kroaci. Turizmi në Kroaci është një industri jashtëzakonisht e rëndësishme që llogaritet sa 20% e PBB-së së vendit dhe një nga më të mëdhenjtë edhe në punësim. Vitin e kaluar, sektori i turizmit shënoi një tjetër rekord me 19.7 milionë turistë që e vizituan dhe 106 milionë net-qëndrimi. Duke ndjekur suksesin e Aman Shën Stefan, ekipi i Stathis do të nisë punë në ndërtimin e një hoteli të ri luksoz 50 milionë euro në Dubrovnik në fund të vitit, pas një kohe pushimi nga puna.
Me Aman Cavtat ne po aplikojmë gjithçka që mësuam me Aman Shën Stefan për mënyrën sesi të ofrohet rafinimi për vizitorët, ndërkohë që përfiton ekonomia lokale dhe duke dhënë estetikën dhe kulturën që lidhet me ruajtjen e zonës dhe kulturës së saj”, thotë Stathis.
Resorti pritet që të vendosë një standard të ri për shkëlqimin në projektimin e hotelit dhe do të ndërtohet në hapësirën e dikurshme të Hotel Macedonia. Ai do të përfshijë 43 suita luksoze dhe shtatë 7 supreme. Projekti përfaqëson një sintezë të stilit arkitekturor, duke e ndërthurur me madhështinë e peizazhit dhe duke e ndërtuar me materiale lokale. “Ne po krijojmë një lloj observatori për vizitorët tanë”, shprehet ai. Tarraca e çdo suite do të mundësojë një pamje unike të gjirit të Cavtat dhe bregut magjepsës të Adriatikut. Ashtu si me Aman Shën Stefan, projekti synon të ndërtojë resortin më të bukur në harmoni me infrastrukturën lokale dhe mjedisin”.
Ministri i Turizmit i Kroacisë njoftoi se në 2019, Investimet e Huaja Direkte në turizëm do të kapin 1.5 miliardë euro, një rritje me 2018-n, kur investimet ishin në total 940 milionë euro. Në 2019-n, investitorët privatë si Stathis do të kontribuojnë rreth 625 milionë euro në industrinë e turizmit ndërsa institucionet lokale të qeverisë do të investojnë rreth 425 milionë euro. “Objektivi ynë në Kroaci është i njëjtë si në çdo vend ku kemi investuar, të sigurojmë që suksesi i biznesit tonë të ecë dorë për dore me suksesin e industrisë së turizmit në këtë zonë si një e tërë”, thotë ai.
“Lënia e një trashëgimie pozitive dhe afatgjatë, që vendi të mund të jetë krenar, është objektivi më i rëndësishëm për mua”.