Video News Monitor

Biznesi social në Shqipëri

19/04/2021 2:35 PM 0 komente

Biznesi social është një praktikë që ka fituar vëmendje në dekadat e fundit, si një mënyrë alternative për të adresuar problem të mëdha shoqërore, si lufta ndaj varfërisë, integrimi në tregun e punës të grupeve sociale të brishta apo ofrimin e shërbimeve ë nevojshme për këto grupe. Sipas përkufizimit të Bashkimit Europian, bizneset sociale janë ato ndërmarrje që kanë si qëllim kryesor impaktin social, më shumë sesa gjenerimin e fitimit për aksionerët e tyre. Juliana Hoxha, drejtore ekzekutive e organizatës “Partnerët Shqipëri” thotë për “Monitor Brief Insight”, se rregullimi me ligj më shumë e ka penguar, sesa e ka ndihmuar zhvillimin e filozofisë së biznesit social në Shqipëri.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of