Biznesmenët besojnë se ekonomia informale është më eveidente në sektorët e tregtisë dhe shërbimeve, tregon sondazhi mbi ekonominë informale kryer në mesin e qytetarëve dhe kompanive.
Studimi është kryer nga Aleanca Kombëtare për Zhvillimin Ekonomik Vendor (NALED) dhe USAID-it gjatë periudhës nëntor-dhjetor 2014 në kuadër të projektit që synon forcimin e aftësisë konkurruese të ekonomisë së Serbisë.
Sondazhi tregoi se 44 për qind e biznesmenëve të intervistuar besojnë se tregtia është një sektor në të cilin ekonomia informale është më e prekshme, ndërsa 34 për qind besojnë se është sektori i shërbimeve më i prekuri dhe nëntë për qind – prodhimi (bujqësor), ndërsa 14 përqind thanë se nuk janë në gjendje të prononcohen.
Predrag Kurcubic, drejtor në agjencinë Ipsos Strategic Marketing përgjegjëse për hulumtimin e tregut, vuri në dukje se rreth 70 për qind nga kompanitë deklaruan të veprojnë ligjërisht.
Ai tha se është gjithashtu e rëndësishme që pothuajse 30 përqind e kompanive pranuan se nuk I kryejnë të gjitha transaksionet financiare përmes llogarive bankare.
Kurcubic vuri në dukje se kalimi drejt ekonomisë informale ndodh më shpesh në prokurim (materiale dhe komponente) dhe transport (shpenzime udhëtimi dhe karburant).
Në krahasim me majin dhe korrikun, në mënyrë të konsiderueshme më pak biznesmenë treguan në anketën e dhjetorit se të ardhurat e tyre vjetore kanë rënë ndjeshëm për shkak të aktiviteteve në ‘zonën gri’, sipas hulumtimeve të tregut gjatë prezantimit të sondazhit, raporton Tanjug.