Black Friday këtë vit është më 29 nëntor. Por uljet kanë filluar që disa ditë më parë dhe – në shumë raste -– do të zgjasin deri më Cyber Monday, më 2 dhjetor. Tashmë e premtja është një ditë e parezistueshme për platformat e mëdha online, zinxhirët e dyqaneve etj,
Observatori eCommerce B2c i Politeknikumit të Milanos vlerëson se blerjet onlinë në botë në 2019 do të arrijnë 3 mijë miliardë euro (+20% më shumë krahasuar me 2018).
Platformat e-commerce
Është bërë tashmë traditë, vëmendja përqendrohet online, falë disa avantazheve: çmimet mund të monitorohen më lehtë, mund të “hyhet” në dyqan në çdo moment – dhe në shumë raste – kjo ndodh pas mesnate për të kapur ofertat më të mira. Por në vitet e fundit, trafiku është gjithnjë e më pak i përqendruar në një moment, pasi ofertat shfaqen online dhe zgjasin për disa ditë. Në Amazon, për shembull, ofertat kanë nisur më datë 22 nëntor dhe do të vijojnë deri më datë 29. Platforma tjetër e madhe, eBay, ka parapëlqyer të mos bëjë ulje gjatë këtyre ditëve por ka bërë të ditur se çfarë mund të gjejnë blerësit online me ulje. “Do të ketë ulje deri në 70% për smartphonet Apple, Huawei, Samsung, Xiaomi dhe Nokia. Sa i përket sektorit të veshjeve, do të kenë ulje markat Superga, Guess, Levis e Burberry.
Ulje te pajisjet elektronike dhe zinxhirët e veshjeve
Elektronika, prej vitesh, është sektori kryesor i Black Friday. Por edhe zinxhirët e mëdhenj të dyqaneve veshjeve do të jenë pjesë e Black Friday. Ju mund të përfitoni nga uljet në platformat online të specializuara si Zalando dhe Yoox (ku uljet zgjasin një javë).
Black Friday mund të jetë momenti i duhur për të blerë bileta udhëtimesh. Kompani si Air France, Ryanair, EasyJet etj., përfifojnë nga mundësia për të bërë ulje të ndjeshme te disa udhëtime”.