Blerja e 14 për qind e aksioneve të Air France-KLM nga qeveria hollandeze në vitin 2019 nuk ishte në përputhje me ligjet e vendit, vendosi sot Gjykata e Auditit në Hollandë.
Qeveria bleu aksionet pa e informuar parlamentin, si pjesë e një fushate për të rritur ndikimin e saj mbi filialin e KLM të Air France, duke argumentuar se nëse do të kishte njoftuar qëllimin e saj publikisht, do të kishte shkelur rregullat e tregtimit të brendshëm dhe do të rriste koston.
Por, në një vendim të befasishëm, gjykata tha nën kushtetutën e vendit, që ministrat “duhet të informonin parlamentin për transaksione të tilla paraprakisht”, dhe jo t’i paraqesin ato me një marrëveshje të bërë fakt të kryer.
“Sipas mendimit tonë, transaksioni ishte i parregullt”, tha gjykata./Reuters