Bloomberg / Elon Musk, njeriu më i pasur në botë

08/01/2021 9:45 AM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Bloomberg zbuloi se cilët janë njerëzit më të pasur në botë, sipas Bloomberg Billionaires Index.

Gara e Tesla në Wall Street ka rritur pasurinë personale të themeluesit të saj, Elon Musk, duke lënë pas atë të krijuesit të Amazon, Jeff Bezos, i cili e kryesonte klasifikimin e njerëzve më të pasur në botë, që prej vitit 2017. Themeluesi i Tesla-s tani është njeriu më i pasur në botë.

Sipas Bloomberg Billionaires Index, më 7 janar, Musk arriti kuotën 195 miliardë dollarë, ndërsa Bezos u ndal, i dyti, në 185 miliardë dollarë. Sipërmarrësi afrikanojugor, nënvizon Bloomberg, si dhe numri një i SpaceX, është edhe konkurrent i Bezos (me Blue Origin) në sektorin e fluturimeve private në hapësirë.
Vlera e kompanisë Tesla është më e lartë se vlera e Toyota, Volkswagen, Hyundai, GM dhe Ford, të bëra bashkë.

“Parakalimi” i Musk është kulmi i një viti pozitiv për Tesla-n, aksionet e së cilës regjistruan një rritje shumë të fortë, +743%. Në një vit, Tesla prodhoi vetëm gjysmë milion automjete elektrike, krahasuar me qindra miliona makina që prodhojnë, për shembull, kompanitë amerikane të automobilave, Ford dhe General Motors. Në vitin e bumit, megjithatë, ndërtimi i Gigafactory 4 i Tesla-s, i cili duhet të ngrihej pranë Berlinit, përparoi ngadalë: punimet u ndalën disa herë për shkak të protestave nga grupet ambientaliste dhe problemeve burokratike.

Pas Bezos dhe Musk, në klasifikimin e Bloomerg renditen Bill Gates me 132 miliardë di dollarë, Bernard Arnault (zotërues i Lvmh) me 114 miliardë, Mark Zuckerberg me 99,9 miliardë dhe presidenti i Nongfu Spring, Zhong Shanshan, i cili lë pas Jack Ma. Klasifikimi vijon me Warren Buffett, Larry Page dhe Sergey Brin.

Një tweet i disa kohëve më parë i Elon Musk jep disa informacione mbi mendimet e tij për pasurinë personale
“Rreth gjysma e parave të mia do të shkojnë për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve në Tokë dhe gjysma tjetër për të krijuar një qytet në Mars, për të siguruar vazhdimësinë e jetës (të të gjithë specieve) në rast se Toka goditet nga një meteor apo të një lufte të tretë botërore dhe vetëshkatërrohemi” – lexohet në tweet.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of