Kompania gjermane shton gamën e makinave elektrike dhe synon të shesë 7 milionë deri në vitin 2030. BMW 545e xDrive plug-in do të jetë gati për shitje në nëntor dhe me modele për të gjithë shijet
Në një event të zhvilluar në Mynih në fillim të gushtit, BMW vendosi në dispozicion të gazetarëve të gjithë gamëne elektrizuar duke përfshirë modelet e fundit X1 dhe X3, si edhe një prototip të modelit të ri 545e xDrive i pajisur me tënjëjtënnjësi si të modelit X5 dhe Serie 7 me prizë. Është një model interesant që do të jetëi disponueshëm nga nëntori.
Rreth 400 kuaj fuqi
Në krahasim me modelin 530e, dallimi kryesor është prania e motorit 6-cilindërsh, 3000 kubikësh, i cili i kombinuar me motorin elektrik 109, siguron deri në 394 kuaj fuqi dhe një moment përdredhës maksimal 600 Nm në të katër rrotat. Falë baterisë 12 kWh (ku 11,2 prej të cilave mund të përdoren), 545e xDrive mund të përshkojë deri në 54 km nëpërmjet karikimit, ndërsa ka një konsum mesatar të aprovuar prej 2.4 litra/100 km në ciklin Wltp. Karakteristikë e këtij modeli të ri (i cili do të jetë në shitje në nëntor 2020), si edhe modelet e tjera plug-in të BMW-së, është menaxhimi inteligjent i energjisë.
Nëse vendosni një destinacion në navigator, elektronika analizon rrugën dhe vendos se kur dhe kë prej motorëve do të përdorni. Në këtë aspekt, favorizohet motori elektrik në zonat e banuara ose me shpejtësi të ulët, ndërsa hyn në lojë motori me benzinë në momente kur ka shpejtësi të lartë ose në autostradë. Duhet të ruhet gjithmonë një rezervë e energjisë elektrike për të siguruar mbërritjen në destinacion.
Performanca dhe ulja e konsumit
I provuar në rrugë, sistemi ka konfirmuar vlefshmërinë e tij, pavarësisht se jo gjithmonë në mënyrën “eko”. Modeli 545e XDrive konsumon 5 litra/100 km dhe 10.6 kWh/100 km me energji elektrike. Në udhëtimin prej 84 km në rrugët shtetërore afër Mynihut, makina ka përshkruar më shumë se 46 kilometra me bateri. 545e xDrive u vërtetua se është një makinë e heshtur dhe vetëm duke shtuar gazin, bëri që gjashtë cilindrat të hyjnë në veprim me një tingull tërheqës dhe performancë të jashtëzakonshme. Duke zgjedhur mënyrën Sport,të dy motorët punojnë në maksimum dhe në këtë mënyrë, makina kap 100 km/orë në vetëm katër sekonda.
Një hap i detyrueshëm
Elektrifikimi i makinave është një proces që tashmë ka nisur dhe që mund të përshpejtohet në të ardhmen e afërt. Të gjithë prodhuesit, për të arritur objektivat e uljes së CO2 të përcaktuara nga Bashkimi Evropian, në fakt duhet të përdorin modele me bateri ose hibride plug-in, të cilat kanë emetim të dioksidit të karbonit të llogaritur në përdorim.
D.m.th, për makinat elektrike është zero, ndërsa për ato plug-in të jetë shumë i reduktuar. Makinat me karikimpo përhapen shumë në tregje, veçanërisht ato modele që ndërthurin motorin elektrik me atë tradicional, të cilat janë më të pëlqyera nga publiku. Ndryshe nga ato modele që janë ekskluzivisht me bateri, ato plug-in nuk krijojnë ankth për autonomi. Kjo është demonstruar nga rasti i BMW-së, i cili tashmë ka 14 modele të elektrizuar në gamën e tij, 11 prej të cilave janë plug-in dhe tre me bateri (i3, Mini Cooper SE dhe iX3 i ri).
Modele për të gjitha shijet
Sa i përket modelit të parë, skemat e miratuara janë tre: platformat me motorvertikal (Serie 3, 5 e 7 dhe X3 e X5) që kanë motorin elektrik dhe kambio automatike. Nga ana tjetër, modelet me motor horizontal kanë sistem elektrik në boshtin e pasmë dhe traksion integral. Bëhet fjalë për modele Mini Countryman E tëSerie 2 Active Tourer dhe X1 e X2. Modeli i8 coupe dhe roadster është një rast i veçantë.
Sistemi horizontal rrotullohet 180 gradë me motorin termik që ndodhet në pjesën mbrapa dhe motorin elektrik që ndodhet në pjesën përpara. Kompania e Mynihut ka bërë të ditur se e ka tejkaluar shitjen e gjysmë milioni makinave elektrike në fund të 2019-ës, ndërsa synon të shesë 7 milionë deri në vitin 2030.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.