Merr makinën më të vogël sportive të Monacos me motor benzine, shtoi një motor elektrik dhe një bateri 10 kWh. Rezultati do të jetë një plug-in me 220 kuaj fuqi.
SI NJË MINI
Tre cilindra turbobenzinë me 125 kuj fuqi, motor elektrik 70 kW dhe traksion integral. Ose, 220 kuaj fuqi dhe 0-100 të deklaruara në 6,9 sekonda. Këto janë shifrat e njësisë hybride me spinë që ky model X1 i ndan me Mini Countryman plug-in.
NË KABINË
Kuadri i instrumentave, me formën klasike rrethore i merr indikatorët me karikimin e akumulatorit. Në krah të levës së kambios shfaqet tastiera e Drive që mund të tregojë zero emetime ose të mbajë të ngurtësuar gjendjen e karikimit të baterisë.
SHKOLLË E VJETËR
Pavarësisht se projekti nuk është aq i ri (gjenerata e dytë ka lindur gjashtë vite më parë) modeli X1 nuk duket të jetë kuruar shumë me kalimin e kohës. Komforti është në një nivel të mirë dhe në të njëjtën kohë ka edhe një dinamizëm të dukshëm. Njësia hybride ka meritën se në rast nevoje jep përshpejtimin e nevojshëm. Në rast drejtimi të qetë, është e mundur rreth 40 kilometra me ndihmën vetëm të motorit elektrik. Autonomia e baterisë së shkarkuar ndikon në serbatorin e vogël që merr vetëm 36 litra benzinë.
KARIKOHET NË TRE ORË
Duke përdorur një spinë të zakonshme, bateria 10 kWh (të përdorshme 8,8), e vendosur nën sediljen e pasme, karikohet në rreth pesë orë. Mjaftojnë më pak se katër orë për të arritur në 80 % të kapacitetit mbledhës. Nëse karikohet në një shtyllë të fuqishme me 3,7 kW, procesi i karikimit mund të realizohet në më pak se tre orë.
52
KILOMETRA
Kjo është autonomia elektrike e deklaruar nga kompania prodhuese sipas ciklit Wltp
LITRAT NË PAKËSIM
Ashtu si pjesa më e madhe e modeleve plug-in, në serbator humbasin disa litra. 55 në raport me simotrat e saj me motor termik
450
LITRA
PËRMBLEDHJE
Motori
L3 turbobenzinë+elektrik
Cilindrata
1.499 cm³
Fuqia totale
162 kW (220 kf)
Çmimi
Nga 49.150 €
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.