BMW X1 xdrive25e

10/05/2021 3:39 PM 0 komente

Merr makinën më të vogël sportive të Monacos me motor benzine, shtoi një motor elektrik dhe një bateri 10 kWh. Rezultati do të jetë një plug-in me 220 kuaj fuqi.

 

SI NJË MINI

Tre cilindra turbobenzinë me 125 kuj fuqi, motor elektrik 70 kW dhe traksion integral. Ose, 220 kuaj fuqi dhe 0-100 të deklaruara në 6,9 sekonda. Këto janë shifrat e njësisë hybride me spinë që ky model X1 i ndan me Mini Countryman plug-in.

NË KABINË

Kuadri i instrumentave, me formën klasike rrethore i merr indikatorët me karikimin e akumulatorit. Në krah të levës së kambios shfaqet tastiera e Drive që mund të tregojë zero emetime ose të mbajë të ngurtësuar gjendjen e karikimit të baterisë.

SHKOLLË E VJETËR

Pavarësisht se projekti nuk është aq i ri (gjenerata e dytë ka lindur gjashtë vite më parë) modeli X1 nuk duket të jetë kuruar shumë me kalimin e kohës. Komforti është në një nivel të mirë dhe në të njëjtën kohë ka edhe një dinamizëm të dukshëm.

Njësia hybride ka meritën se në rast nevoje jep përshpejtimin e nevojshëm. Në rast drejtimi të qetë, është e mundur rreth 40   kilometra me ndihmën vetëm të motorit elektrik. Autonomia e baterisë së shkarkuar ndikon në  serbatorin e vogël që merr vetëm 36 litra benzinë.

KARIKOHET NË TRE ORË

Duke përdorur një spinë të zakonshme, bateria 10 kWh (të përdorshme 8,8), e vendosur nën sediljen e pasme, karikohet në rreth pesë orë. Mjaftojnë më pak se katër orë për të arritur në 80 % të kapacitetit mbledhës. Nëse karikohet në një shtyllë të fuqishme me 3,7 kW, procesi i karikimit mund të realizohet në më pak se tre orë.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of