Sipas ministrit, qeveria po përgatitet prej kohësh bashkë me Bankën Botërore për të gjetur një zgjidhje që nuk cënon interesat e qytetarëve.
”Kanë ardhur deri tani shtatë misione të Bankës Botërore, vetëm për këtë çështje, në mënyrë që të bëjmë një zgjidhje pa pasoja ekonomike për vendin”, shtoi Bode, duke ia vënë fajin e krizës keqmenaxhimit të kompanisë CEZ, që nuk ka arritur as të reduktojë borxhet dhe as të ulë nivelin e humbjeve në rrjet.
Ndërsa opozita akuzoi qeverinë për situatën në të cilën ndodhet sot sistemi energjetik.
”Jo zoti Ministër, fajin nuk e ka “CEZ”-i, por ti, ministrat e ekonomisë, kryeministri që gënjen. Ju keni dështuar në të gjitha, në modelin e paraqitur, anën financiare, anën teknike dhe mbi të gjitha për shkak të dështimit, fatura e shqiptarëve është e lartë për shkak të qeverisë, që tashmë po grabit edhe paratë e pushtetit vendor”, pohoi Arben Ahmetaj, deputet I Partisë Socialiste.
Kuvendi ndërkohë miratoi vetëm me votat e shumicës një akt normativ, ku i mori 12 milionë dollarë pushtetit vendor për të paguar borxhet e ujësjellësave që bashkitë dhe komunat kanë ndaj “CEZ”-it dhe masa e dytë ishte ajo e dhënies së një garancie prej 7 miliardë lekësh për “KESH”-in, që të kompesojë importet e munguara të “CEZ”-it.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.