Qeveria shqiptare muajt e fundit po has në vështirësi në sigurimin e fondeve në tregun e brendshëm, pasi Raiffeisen është tërhequr nga ankandet e bonove të thesarit
Ministri i Financave, Ridvan Bode ndodhet në Uashington për takimin e pranverës me FMN dhe Bankën Botërore. Misioni kryesor i tij mbetet kërkimi i financimit nga Banka Botërore, i cili mbeti pezull në fillim të këtij viti për shkak se qeveria nuk ra dakord për të ulur deficitin buxhetor në 2.5% të Prodhimit të Brendshëm bruto (PBB) por e mbajti atë në 3%.
Tashmë për qeverinë mbetet emergjente marrja e një fondi nga Banka Botërore, pasi financat muajt e fundit po has në vështirësi në sigurimin e fondeve në tregun e brendshëm, teksa Raiffeisen është tërhequr nga ankandet e bonove të thesarit, bënë të ditur burime nga drejtoria e borxhit në Ministrinë Financave. Vlerësohet gati 100 milionë euro shuma që Raiffeisen nuk ka investuar në ankandet e bonove. Kjo ka çuar në një rritje të yield-it të bonove të thesarit dy muajt e fundit, pavarësisht se Banka e Shqipërisë ka ulur në minimunim historic prej 4.75% normën bazë të interesit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.