Borxhi publik në vend ka arritur vitet e fundit në nivelin e 60% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), më i larti në rajon, duke vënë në rrezik stabilitetin makroekonomik të vendit. Institucionet ndërkombëtare kanë i bërë vazhdimisht thirrje qeverisë për të ulur borxhin public. Por në programet e saj afatmesme, qeveria e ka ndryshuar vazhdimisht planin e saj, duke planifikuar ta ulë në 58% në fund të 2015-s, nga 54% që ishte planifikimi fillestar.
Ministri i Financave, Ridvan Bode interviste per Zerin e Amerikes
-Zoti ministër, cilat janë masat e marra nga qeveria shqiptare sa I takon borxhit, duke marrë parasysh krizën më të cilën po përballen vendet e rajonit?
Në këtë krizë shumë të thellë ekonomike globale Shqipëria mbeti jashtë vorbullës së saj, nuk u pëfshi në krizë, por përgjysmimi i ritimeve të zhvillimit përbën një problem për shqipërinë këto ritme të zvogëluara të zhvillimit ekonomik të venidt kanë rritur sensibilitetin e aspekteve të tjera që lidhen me treguesit makroekonomik të vendit i cili ka shërbyer si mbështetës për një zhvillim të shpejtë ekonomik dhe ccështja e borxhit prëbën njërin prej elementëve i cili meriton të merret në konsideratë dhe të jetë prioritar në axhendën e qeverisë. Ne prej vitesh jemi të përqëndruar në mirëadministrimin e borxhit publik jo vetëm sa i takon kostos së tij por edhe përpjekjeve për të zvogëluar për eknominë shqiptare por mbasë edhe për ekonomitë e tjera të zones europiane. Por edhe më gjerë sfida është e dyfishtë së pari për të stabilizuar treguesit makroekonomik dhe atë që ka të bëjë me borxhin dhe së dyti të ndërtojmë një axhendë të zhvillimit të vendit. Aktualsiht niveli i borxhit pubik në Shqiipëri është relativisht më i lartë se ai në vendet e rajonit 58,7 % sipas pojeksionit të fundit.
Borxhi publik ka marrë prioritet në gjykimin e të gjitha qendrave dhe vlerësuesve për ekonomitë globale. Kjo rritje kërkon sensibilitet për shkak të krizës së shërbimit të borxhit sepse një sërë vendesh përfshirë edhe Greqinë ndjejnë vështirësi për shërbimin e borxhit, pasi paguajnë interesa të rritura borxhi që do të thotë se kemi përdorim të fondeve publike në mënyrë jo eficciente
Në shqipëri nuk kemi rritje të kostos së borxhit. Edhe para 7-8 vitesh ka qenë po 58 % nivlei i borxhit. Por u mundësua një ulje e borxhit në harkun kohor 2006-2008 duke zbritur në 58 % e PBB-së. Pra kemi një trend progresiv në rënie por zhvillimet në krizë ekonomike globale ccuan në një rritje të borxhit publik shqiptar për shkak të mbivlerësimit apo raportit të kursit të këmbimit midis lekut dhe euros, duke qënë se borxhi në euro bën të kemi një borxh më të lartë
Por kostoja e broxhit sot është më e ulët se kostoja e borxhit publik në 2005-2006 kjo në raport me PBB-në.
Por nga ana tjetër ne duhet të bëjmë kujdes me borxhin duke qënë se nuk është një tregues i mirë për ekonominë shqiptare për më tepër borxhi publik shqiptar nuk është i rezikuar në kuptimin që ka sot në ekonomitë e vendeve të tjera për arsye se në masën 2/3 ai është një borxh i brendshëm publik që shërbehet në lek me bono thesari dhe 1/3 që është borxh i jashtëm. Pra ëshë një borxh nga banka zhvillimit me afat të gjatë dhe me norma të fiksuara interesi dhe në tërësi janë më të ulëta nga normat e tregut, megjithatë ne e kemi objektiv për të zvogëlaur borxhin publik.
Në porgramin tonë afatmesëm 2015 borxhi publik synon të jetë nën 55 % duke ulur vit për vit deficcitin buxhetor. Vitin e kaluar ne patëm një deficcit buxhetor 3.5 % , në 2012 3 % e PBB-së, si dhe nën 2 % në vitin 2013.
-Në këtë kontekst ccfarë mund të thuhet për ekonominë shqiptare?
Ekonomia shqiptare sigurisht ka humbur ritmin e lartë të rritjes. Presioni i krizës ekonomike globale dhe zgjatja e lengatës së saj në hapërsirën europiane për 4 vjet sigurisht ka dhënë impakt të padiskutueshëm në ekeonomitë periferike, ku përfshihet Shqipëria për më tepër kjo krizë është më komplekse sepse politikat financiare kanë impaktuar dhe vendet jo kandidate. Janë një pjesë e bankave perëndimore që operojnë në të gjithë hapësirën e vendeve lindore të cilat kanë ndikuar në uljen e nivelit të kreditimit të këtyre bankave. Në përpjekje për të rregulluar raportet në bankat qendrore sigursiht që po injketon një ritëm rritjeje ekonomike më të vogël nga sa kanë kapacitet këto vende në këtë kuadër përfshihet edhe Shqipëria.
Raiffeisen Bank ka deklaruar që brenda tremujorit të parë të këtij viti të ulë kreditimitn e saj 120 milionë euro, kjo sigursht jo e mirë për eknominë dhe bankat e tjera normale.
Unë jam këtu në Ëashing\ton për të negociuar mundësinë e një kredie të drejtëpërdrejtë nga BB-ja pikërisht për të plotësuar këtë mungese që vjen nga bankat perëndimore, një boshllëk nga ky nga ky ndryshim I kreditimit nga bankat.
-Cfarë mund të thoni në lidhje me debatin e shumëpërfolu të tenderit për linjat e interkoneksionit?
Jam vënë në dijeni nga drejtori I sistemit të tansmetimit në Shqipëri, ministrit të Ekotnomisë përgjegjëse lidhur me jë kredi që ministri e financave ka nënshkruar me KFË-në
për zhvillimin e sektorit energjetik, një shumë kjo prej 110 milionë euro. Kjoe fudit përmban ndërtimin e linjës së interkonieksionit me Kosovën si dhe ndërtimi I unazës së pjesës jugore të vendit. Jam vënë në dijeni që po bëhen përpjekje për të shplallur fituese një kompani e cila kishte një kosto rreth 33 % më të lartë nga kompania tjetër rivale.
Sigurisht në përpjekje për të mbrojtur interesin public, I jam adresuar KFË-së që merr në considerate ligjin shqiptarë që kostoja më e ulët duhet të ketë preferencë kur diferenca është kaq e madhe. Sikurse edhe kriteret teknike kanë peshën e tyre specifike.
Pas kësaj kam pasur disa takime të OST-së me Bankën Gjermane për të parë rishikimin e fituesit duke qënë se ende nuk ishin deklaruar dhe ende nuk kemi marrë një përgjigje. Po ushtrohet një
presion nga grupet e interesura që synojnë të bëjnë presion mbi qeverinë, kompaninë publike OST-në që të ketë një fitues pavarësisht kostos por që në total, duke pëfshirë edhe pjesën e Kosovës diferenca ishte shumë më e madhe. Nuk kemi ende diccka të konfirmuar. Por duhej të njoftohej OST dhe të merrej dakortësiae saj.
-Cili është mendimi juaj sot lidhur me shpërndarjen e të ardhurave në vend?
Ka patur një tedencë për të krijuar një shtresë të mesme. Nëse shpërndarja në 2004 sipas një raporti të BB-së ishte sa 10 % e popullsisë. Kjo e fundit zotëronte rreth 90 % të të ardhurave. Me përpjekjet që po bëhet jo përmes një rishpërndarjeje që vjen nga politkat fiskale dhe përmes buxhetit por përmes një hapjeje dhe një konkurueshmërie më evidente në treg po mundësohet marrja pjesë e një numri më të madh operatoërësh. Edhe në Shqipëri si kudo në hapësirën europiane nuk është në trendin normal cc’ka do të thotë sa 50 %.
Marrë nga VOA
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.