Yield-i (interesi i bonove të thesarit) shënoi një tjetër rënie në ankandin e radhës të organizuar nga Banka e Shqipërisë, pavarësisht këmbënguljes së investitorëve për të marrë kthime më të larta. Kërkesa më e lartë se oferta po i mundëson financave që t’i gëzohen kostove më të ulëta për shërbimin e borxhit.
Sipas rezultateve të ankandeve, për bonot 12 mujore, shuma e shpallur për shitje ishte 6.1 miliardë lekë, ndërkohë që kërkesa e investitorëve arriti në rreth 8.8 miliardë lekë. Yield-i mesatar i ponderuar zbriti në 3.71%, nga 3.73% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm. Investitorët kërkuan një yield maksimal prej 4.45%, por niveli i pranuar zbriti në 3.75%.
Për bonot 3 mujore, shuma e shpallur për shitje ishte 2.28 miliardë lekë dhe po kaq ishte dhe kërkesa.
Yield-i mesatar i ponderuar i pranuar ishte 3.41%, nga 3.43% në ankandin e mëparshëm me të njëjtin afat maturiteti.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.