Një ditë pasi çmimi i naftës arriti nivelin më të lartë të regjistruar ndonjeherë, Bordi i Transparencës mblidhet sërish duke parashikuar me ulje naftën dhe benzinën.
“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 261 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 249 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 236 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 224 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 86 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 74 lekë/litër për automjetet.
( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 18 Qershor ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes”, thuhet në njoftim.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.