Një litër naftë do të tregtohet me 7 lekë më shumë.
Pas dy javësh heshtje, Bordi i Transparencës është mbledhur sërish, duke rritur çmimet e tregtimit të karburanteve në vend.
Edhe benzina ka pësuar rritje, me 190 lekë litri, nga 186 lekë nga vendimi i mëparshëm. Çmimi i gazit mbetet i pandryshuar.
Vendim i Bordit të Transparencës 04.03.2023
Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 4 Mars 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.
Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 03.03.2023, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 849, +39 nga data 17.02.2023, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 841, +65 nga data 17.02.2023, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar ulje në 108.7 (-0.6 nga data 17.02.2023).
Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 197 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 185 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 178 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 80 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 103 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi në datë 04 Mars 2023, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
GRAFIKU Çmimi i naftër në bursa nga janari 2022 (USD/fuçi), treguesi Brent,


Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.