Një ditë pasi rriti çmimet e karburanteve, Bordi i Transparencës mblidhet sërish duke i ulur lehtësisht.
Konkretisht nafta do të tregtohet 4 lekë më pak nga vendimi i së mërkurës, në 206 lekë për litër.
Benzina do të tregtohet me 191 lekë për litër, vetëm një 1 lek me pak, ndërsa çmimi i gazit mbetet i pa ndryshueshëm.
Çmimet e caktuara hyjnë në fuqi pasdite, në orën 18:00.
Njoftimi
Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 26 Janar 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.
Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 25.01.2023, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 879, -13 nga data 24.01.2023, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 947, -31 nga data 24.01.2023, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar ulje të lehtë në 107. 51 (-0.05 nga data 24.01.2023).
Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 206 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 194 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 191 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 179 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 69 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 57 lekë/litër për automjetet.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 113 lekë/litër.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.