Boris Johnson do të vizitojë këtë të mërkurë Berlinin për të takuar Kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe më pas do të drejtohet për në Paris (po gjatë kësaj jave) për të takuar Presidentin francez, Emmanuel Macron. Këto janë edhe vizitat e tij të para zyrtare si Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar. Këto vizita vijnë pas një letre që ai i dërgoi këtë të hënë Presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk, në të cilën ai i kërkonte që BE-ja të rikthehej në tryezën e bisedimeve dhe të hiqte të ashtëquajturën “klauzolë prapavijë”, e cila ka për qëllim vendosjen e një kufiri të fortë midis Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës. Sipas Boris Johnson, një vendim i tillë është i pallogjikshëm, i paqendrueshëm dhe aspak demokratik. Ai tha më tej se Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të pranonte çdo angazhim tjetër, në rast se ajo dhe BE-ja do të binin dakort mbi një gjë të tillë deri në fund të periudhës së tranzicionit, por gjithsesi nuk specifikoi se cilat mund të ishin këto angazhime. Ndërsa nga ana e saj, BE-ja ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se nuk do të rihapë negociatat.
Z. Johnson mund të ketë shpresuar se premtimi që ai bëri në momentin që erdhi në pushtet, për ta larguar Britaninë nga BE-ja “me apo pa marrëveshje” do të kishte “trembur” pak liderat e BE-së të cilët do të lëshonin pe. Por për fatin e tij të keq, një gjë e tillë nuk ndodhi, dhe Donald Tusk theksoi se ai nuk do të tërhiqej nga “klauzola e prapavijës”, deri në momentin që të gjendej një alternativë më e mirë.“Edhe ata që janë kundër kësaj kaluzole dhe që nuk duan të propozohen alternativa të tjera, në fakt e mëbshtesin rivendosjen e kufirit”, shkroi z. Tusk në llogarinë e tij në Tëitter. Gjatë dy vizitave tij, si në atë në Berlin dhe atë në Francë, z. Johnson nuk do të gjejë dot një zgjidhje, përveçse mikëpritjes së liderave të këtyre shteteve. “Ne jemi të kënaqur për çdo vizitë që na bëhet, por secili shtet duhet të bëjë zgjedhjet që i konsideron si më të mira për veten e tij, gjë kjo që mund të arrihet mësë miri nëpërmjet bisedimeve”, tha znj. Merkel në fillim të kësaj jave.
“Ne jemi të përgatitur për çdo rezultat, ose më saktë mund të themi se jemi, edhe në rast se nuk arrihet një marrëveshje. Por unë do të mundohem deri në fund që të bëhet zgjedhja më e mirë, deri ditën e fundit të bisedimeve. Sipas mendimit tim, zgjedhja më e mirë është që Britania të largohet nga BE-ja duke nënshkruar me të një marrëveshje, por edhe në rast se nëj gjë e tillë nuk realizohet, ne do të jemi të përgatitur edhe për një skeanr të tillë”, përfudnoi znj. Merkel. Ndërsa Macron, nga ana tjetër, ka qenë një prej kundërshtuesve dhe kritikëve më të ashpër të Mbretërisë së Bashkuar gjatë negociatave.
Në shkurt, ndërsa afrohej afati i 29 Marsit, z. Macron paralajmëroi se ai do të ishte kundër një periudhe zgjatjeje, vetëm në rast se Mbretëria e Bashkuar dhe znj. May paraqitnin një plan “më të besueshëm”. Në prill, pasi Mbretëria e Bashkuar kërkoi zgjatje të periudhës së negociatave, ai loboi fort duke argumentuar se blloku nuk mund të vazhdojë të jetë më “peng i një krize politike në Mbretërinë e Bashkuar”.
Burimi: EuroNews.com