Borxhet e bashkive u zgjeruan me 20% më 2019

22/06/2020 12:00 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Stoku i detyrimeve të prapambetura të pushtetit lokal arriti në 8,2 miliardë lekë në vitin 2019, duke u zgjeruar me 1.4 miliardë lekë, ose 20.7% më shumë ne krahasim me vitin 2018, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave.

Nga një analizë më e detajuar, 66 % e bashkive kanë zgjeruar detyrimet e prapambetura dhe kjo ka qenë veçanërisht e dukshme për bashkitë Kavajë, Kukës, Berat, Roskovec, Kamëz, etj.

Në të kundërt rreth 34.4% e bashkive, ose 21 prej tyre, rezultojnë të kenë kontribuar në kahun ulës të stokut të detyrimeve të prapambetura në fund të vitit 2019 krahasuar me fillimin e vitit. Rënia më e madhe e detyrimeve të mbartura vihet re për Bashkitë e Tiranës, Vlorës dhe Durrësit.

Rreth 55,4% e stokut të detyrimeve mbahet nga 8 bashki, ku kryeson Bashkia e Tiranës me 1, 7 miliardë lekë, ose 21,5% e totalit.

Krahasuar me një vit më parë, stoku i detyrimeve në Bashkinë e Tiranës u tkurr me 12%.

Bashkia e Kavajës renditet e dyta sa u përket me detyrimeve me rreth 766 milionë lekë ose 9.4% e stokut të borxhit të prapambetur. Gjatë vitit të kaluar, borxhi i Bashkisë së Kavajës u rrit me 97% ose 377 milionë lekë.

Në fund të vitit 2015 stoku i detyrimeve të pushtetit vendor ishte 1 miliard lekë, një shumë shqetësuese edhe për financat kombëtare. Borxhet u krijuan nga ish-komunat, të cilat u shkrinë nga reforma territoriale dhe rënduan bilancet e bashkive të reja.

Me reformën territoriale dhe ligjin e ri për decentralizimin financiar, njësitë e pushtetit vendor kanë hapësira më të mëdha për administrim fiskal, si në drejtim të politikes fiskale ashtu edhe të huamarrjes.

Mirëpo mungesa e kapaciteteve në administrim nga njëra anë dhe buxhetet e kufizuara nga ana tjetër, bashkë me keqadministrimin, në shumë raste e kanë ekspozuar pushtetin vendor ndaj borxheve.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of