Sot janë bllokuar llogaritë e Telekomit të Kosovës si pasojë e borxhit ndaj Z-Mobilet.
Para disa ditëve kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit të Kosovës, Lamih Balaj, kishte thënë se Telekomi i Kosovës i ka gjashtë muaj afat të paguajë borxhin afro 23 milionë euro ndaj Z-Mobilet, përndryshe do të bllokohen xhirollogaritë.
Ai kishte treguar se është mbajtur një takim mes Ministrisë së Ekonomisë, përfaqësuesëve të Telekomit dhe atyre të Z-Mobile.
Edhe pse nuk ishte i pranishëm, Balaj tha se Qeveria dhe Telekomi kanë ofruar 250 mijë euro në muaj si ofertë për marrëveshje, por ka shtuar se kjo s’është pranuar nga Z-Mobile.
Sipas tij, është mbajtur një takim mes Ministrisë së Ekonomisë, përfaqësuesve të Telekomit dhe atyre të Z-Mobile. Edhe pse s’ka qenë i pranishëm, Balaj thotë se Qeveria dhe Telekomi kanë ofruar 250 mijë euro në muaj si ofertë për marrëveshje, por ka shtuar se kjo s’është pranuar nga Z-Mobile.
“Qysh i kemi informatat, Qeveria i ka ofruar deri 250 mijë euro në muaj, ndërsa përfaqësuesit e Z-Mobile kanë qenë kategorikisht kundër, kanë kërcënuar me bllokimin e xhirollogarive të Telekomit dhe kanë kërkuar që borxhi të paguhet në gjashtë këste”.
Borxhi prej mbi 23 milionë eurosh që Telekomi i Kosovës i ka kompanisë Z-Mobile, ka të bëjë me mospërmbushjen e kontratës nga ana e Telekomit për dhënien e 100 mijë numrave të telefonit dhe shërbimeve të internetit 3G dhe 4G.
Në korrik Telekomit i ishin bllokuar llogaritë nga përmbaruesi privat për shkak të borxhit që kjo ndërmarrje ka si pasojë e rastit të humbur në Gjykatën e Arbitrazhit. Pak pas bllokimit, llogaritë ishin zhbllokuar, me Telekomin që kishte bërë të ditur se marrëveshja për pezullim ishte për afat të pacaktuar.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.