Borxhet e shumta që konsumatorët i kanë Korporatës Energjetike të Kosovës nuk do të falen. Këtë e kanë bërë të ditur zyrtarë të qeverisë, pas shpalljes së kompanisë së preferuar për privatizimin e sistemit të Shpërndarjes dhe Furnizimit me Energji Elektrike (KEDS). Qeveria e Kosovës ka shpallur konsorciumin turk “Limak&Çalik” fitues në tenderin për privatizimin e KEDS-it. Ky konsorcium ka ofruar 26.3 milionë euro për kompaninë, ndërsa ka premtuar rreth 200 milionë euro investime për periudhën afatmesme.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.