Borxhi qeveritar në zonën e euros u rrit në nivelin më të lartë që nga futja e monedhës së vetme, duke theksuar sfidat me të cilat vazhdon të përballet blloku prej 19-vendesh teksa ai po ‘lufton’ me Greqinë mbi pagesat e reja të ndihmës.
Grumbulli i borxhit të Greqisë u rrit në një nivel të ri të lartë prej 177.1 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, në fund të 2014, nga 175 për qind që shënonte një vit më parë, tha sot zyra e statistikave të Bashkimit Europian në Luksemburg. Për zonën e euros si një e tërë, borxhi i qeverisë u rrit në një rekord 91.9 për qind të PBB-së vitin e kaluar nga 90.9 përqind në 2013.
Shifrat intensifikojnë shtysat ndaj kërkesave të liderëve evropiane që Greqia të ‘ri-organizojë’ ekonominë e saj përpara se të marrë mbështetje të mëtejshme për paketën e shpëtimit. Ndërsa progresi pritet të shqyrtohet më 24 prill kur ministrat e bllokut të monedhës të takohen në Riga, Letoni, nën presidenti i Komisionit Evropian Valdis Dombrovskis tha në një intervistë në Uashington se kreditorëve ka të ngjarë t’iu duhet të presin deri në mes të majit për të parë se çfarë do mund të ‘dorëzojë’ Greqia.
‘Askush nuk është optimist, duke folur sinqerisht për Greqinë,’ tha ish-presidenti i Bankës Qendrore Evropiane Jean-Claude Trichet gjatë një interviste në Singapor. ‘Gjithcka varet nga maturimi i pozitës së të kuptuarit të qeverisë greke se në çdo rast, nëse ajo dëshiron të gjenerojë rritje dhe vende pune, që janë objektivët kryesorë të qeverisë, ajo duhet të prodhojë një program rimëkëmbje që frymëzon besim tek komuniteti ndërkombëtar.”