Shpallen fituesit e thirrjes së katërt mbi Aplikimet në Programin IADSA për zhvillimin dhe investimet e qëndrueshme në Shqipëri.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, në prani edhe të Ambasadorit Italian në Tiranë, Fabrizio Bucci theksoi, se Programi italo – shqiptar i konvertimit të borxhit për zhvillim (IADSA), është një nga shembujt më konkret se si vullneti i mirë i dy qeverive mund të sjellë ndryshime reale në vendin tonë.
Programi IADSA synon të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm social dhe ekonomik të vendit, në përputhje me Strategjinë Kombëtare për zhvillim dhe integrim, me Strategjitë e përditësuara sektoriale dhe ndërsektoriale si dhe me Marrëveshjen e Asocim Stabilizimit.
Znj.Denaj vlerësoi, se me anë të këtij Programi realizohet financimi dhe zbatimi i projekteve të fokusuara në arsim, shëndet publik, përfshirje sociale dhe ekonomike të kategorive në nevojë, krijim i vendeve të reja të punës dhe zhvillim i qëndrueshëm i komunitetit rural në zonat e margjinalizuara.
Programi i Konvertimit të Borxhit për Zhvillim (IADSA), një instrument mjaft pozitiv në bashkëpunimin për zhvillim midis dy palëve dhe që ka rezultuar një nga programet me efikasistet më të lartë, nënvizoi Ministrja, e cila shtoi, se interesi për aplikimin në Programin IADSA ka qenë i lartë, 56 projekt propozime nga ana e Bashkive. Nga këto propozime,pas vlerësimit të Njësisë Teknike Mbështetëse, janë përzgjedhur për t’u financuar 31 projektet, të cilat prekin sektorë të ndryshëm, me një vlerë totale prej pothuajse 10 milion euro.
Nga këto propozime, pas vlerësimit të Njësisë Teknike Mbështetëse, bashkëdrejtorët e së cilës përfitoj nga rasti ti përgëzoj për punën e bërë, kemi vendosur të financojmë 31 projektet e para më të mira, të cilat prekin sektorë të ndryshëm, me një vlerë totale prej pothuajse 10 milion euro.
Z.Bucci nënvizoi në fjalën e tij, mbështetjen dhe bashkëpunimin italo-shqiptar për zhvillim ndër vite, duke u ndalur veçanërisht tek IADSA si një program i një rëndësie të veçantë pasi impakti është i drejtpërdrejtë tek përfituesit. Bashkëpunimi në këto projekte ka qënë masimal nga institucionet publike shqiptare në nivel qendror dhe lokal, bashkëpunimet ose partneritetet me NGO shqiptare dhe/ose italiane, me rajonet dhe entet vendore italiane dhe/ose me Organizata Ndërkombëtare (IIOO) për implementim të pjesshëm ose të plotë të projekteve, vlerësoi Ambasadori i Italisë.
Komiteti i Menaxhimit, duke marë parasysh pasojat e tërmetit të nëntorit 2019, i ka dedikuar një vëmendje të veçantë disa prej bashkive, si Kurbini, Kavaja, Rrogozhina dhe Mirdita, të prekura nga kjo fatkeqësi natyrore.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.