Bosnja-Hercegovina renditet e 115-a nga 191 vendet në renditjen botërore të PBB-së dhe një nga vendet me normat më të larta të papunësisë në botë, me 44%. Megjithatë, ekonomia e saj po rritet në mënyrë të vazhdueshme në vitet e fundit, e nxitur kryesisht nga eksportet e armëve në Arabinë Saudite për përdorim në Jemen, dhe pa dyshim e ndihmuar edhe nga trafikimi i paligjshëm i drogës dhe organeve njerëzore.
Sipas Dhomës së Tregtisë së Jashtme të Bosnjës, fitimet e sektorit të mbrojtjes në vend, gjatë vitit 2016 ishin rreth 20% më të larta krahasuar me një vit më parë, ndërsa vlera e fitimeve të eksporteve u rrit në 87.4 milionë euro nga 70 milionë euro gjatë një viti më parë.
Përfituesit më të mëdhenj të armëve të Bosnjës ishin Egjipti dhe Arabia Saudite, kjo e fundit ka qenë ndër importuesit kryesorë në vitin 2014 dhe 2015. Egjipti shpenzoi 22.8 milionë euro dhe Arabia Saudite 17.2 milionë euro.
Importues të tjerë të mëdhenj të municioneve dhe pajisjeve ushtarake të prodhuara në Bosnjë janë Afganistani, Bullgaria, Malajzia, Pakistani, Zvicra dhe Turqia, të cilat shpenzuan afërsisht 5 milionë euro secila për blerje të tilla.
Arabia Saudite i vuri në përdorim municionet ushtarake në luftën civile të Jemenit.
Për më tepër, sipas një hetimi të bërë në 2016 nga Krimi i Organizuar dhe Projekti për Raportimin e Korrupsionit u gjet se mijëra predha, raketahedhëse, mitraloza dhe tanke ushtarake janë futur në Siri që prej vitit 2012.
Sipas po të njëjtit hetim, pjesa më e madhe e këtyre dërgesave mund të jenë futur në mënyrë të paligjshme nëse bazohemi në rregullat e ligjit ndërkombëtar dhe atij kombëtar.
Bosnja dhe Hercegovina është nënshkruese e Traktatit të Tregtisë së Armëve të OKB-së dhe Pozitave të Përbashkëta të BE-së në 2008 mbi eksportin e armëve, sipas së cilës shtetet pjesëmarrëse duhet të kenë parasysh tetë kritere nëse vendosin të eksportojnë armë, duke përfshirë këtu edhe faktin nëse shteti blerës respekton të drejtat e njeriut, respekton paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe rrezikun e devijimit.
Sipas një raporti të publikuar nga Këshilli i Europës u theksua edhe roli kyç i Kosovës në tregtinë ndërkombëtare të tregut të zi të organeve njerëzore, e cila filloi me trafikimin e organeve njerëzore që u merreshin të burgosurve serbë nga komandantët e UÇK-së.
Në 1999, mbi 300 serbë dhe shtetas të tjerë me kombësi të huaja u rrëmbyen dhe u dërguan në Shqipërinë e Veriut, ku iu hoqën më pas organet, të cilat u shitën në spitale të ndryshme të Europës.