Bosnja dhe Hercegovina duhet të ndryshojë mjedisin e saj ekonomik në mënyrë që të tërheqë sa më shumë investitorë si vendas ashtu edhe të huaj, u shpreh presidenti Mladen Ivanic.
Ivanic e bëri deklaratën e mësipërme gjatë Forumit Ekonomik të Bosnjës të këtij viti, të organizuar nga Shkolla e Ekonomisë dhe Biznesit, Universiteti i Sarajevës. Ajo duhet të fokusohet në ekonominë e saj, sepse ky është një kusht për zhvillimin, theksoi ai më tej.
Kryetari i Këshillit të Ministrave, Denis Zvizdic, theksoi gjithashtu rëndësinë e përmirësimit të ambientit të biznesit dhe tërheqjen e investimeve të reja. Fokusi ynë është zhvillimi ekonomik dhe procesi i reformave. Këto janë pikat më të rëndësishme tek të cilat ne duhet të fokusohemi.