Bosnja, “fushëbeteja e re” midis NATO-s dhe Rusisë

19/07/2019 10:10 PM 0 komente
A man waves a flag during an anti-NATO demonstration in Belgrade, Serbia in March 2016 [Alexa Stankovic/AFP/Getty Images]

Rusia vë në rrezik stabilitetin e Bosnjës, me synimin që ta mbajë këtë shtet larg NATO-s, shkruajnë analistët Mersiha Gadzo dhe Harun Karcic.

 

Edhe pse kanë kaluar nëntë muaj që nga zhvillimi i zgjedhjeve të përgjithshme në Bosnjë, ajo nuk ka krijuar ende një qeveri. Një prej shkaqeve kryesore është mospajtimi i presidencës trepalëshe në lidhje me anëtarësimin në NATO.

Vendi ka mbetur në udhëkryq që kur aleanca më e madhe ushtarake në botë e ftoi Bosnjën në vitin 2010 për t’iu bashkuar Planit të Veprimit për Anëtarësim, i cili do t’i hapte rrugën që t’i bashkohej aleancës së NATO-s.

Anëtarët boshnjakë dhe ata kroatë thonë se anëtarësimi në NATO do të siguronte paqe dhe stabilitet në një vend ku, edhe pse kanë kaluar 25 vite nga lufta shkatërruese e viteve 1990, tensionet vijojnë. Por anëtarët serbë si Milorad Dodik, kryetari aktual i Presidencës trepalëshe të Bosnjës, mbeten të palëkundur në luftën kundër anëtarësimit në NATO, që kur ajo u përpoq në vitin 1995 të parandalonte trupat serbe për të avancuar në Kosovë dhe më pas në vitin 1999 u detyrua të bombardojë Serbinë për të përzënë forcat serbe nga Kosova.

Në fund të majit të këtij viti, z. Dodik bllokoi çdo rrugë të mundshme drejt avancimit në NATO, duke kërcënuar se çdo hap i ndërmarrë për anëtarësimin në këtë organizatë do të nënkuptonte fundin e Bosnjës. Presidenti separatist i Republikës Srpska, cili ka premtuar se njësia serbe e kësaj të fundit do të ndahet nga Bosnja, prej vitesh voton kundër çdo nisme për t’u bashkuar me aleancën ushtarake.

Sipas analistëve, me ndihmën e Rusisë, ai ka bllokuar integrimin euroatlantik të Bosnjës. Ata thonë se Rusia po vë në rrezik stabilitetin e Bosnjës, që ajo të mos bëhet pjesë e NATO-s. Sipas historianit britanik, Marko Attila Hoare, Rusia e sheh Ballkanin si një fushëbetejë ku ajo po bën të pamundurën për të ndaluar avancimin e mëtejshëm të tij drejt anëtarësimit në NATO, dhe mbi të gjitha, drejt Bashkimit Europian.

“Interesi i tyre është që këto konflikte të mos zgjidhen. Ata nuk duan që mosmarrëveshjet midis Serbisë dhe Kosovës të marrin fund, ata po rrezikojnë stabilitetin e Bosnjës për të mos lejuar që ajo të bëhet anëtare e NATO-s. Ata nuk donin që konfliktit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë t’i jepej zgjidhje. Vetëm në këtë mënyrë, ata mund të ushtrojnë në këto vende ndikimin e tyre”, u shpreh z. Hoare për Al Jazeera.

Ish-republikat jugosllave të Kroacisë, Sllovenisë dhe Malit të Zi janë të gjitha shtete anëtare të NATO-s. Pritet që shumë shpejt, edhe Maqedonia e Veriut të bëhet pjesë e kësaj organizate. Në pjesën tjetër të Rajonit të Ballkanit, Shqipëria, Bullgaria, Greqia dhe Rumania janë gjithashtu anëtare të NATO-s. Që në 2014, ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, i ka shprehur shqetësimet e tij në drejtim të zgjerimit të mëtejshëm të NATO-s si në Bosnjë, ashtu edhe në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi, madje duke i quajtur ato si një gabim dhe një provokim i rëndë.

Pas dështimit të një grushti shteti të projektuar nga 14 vetë, duke përfshirë këtu edhe dy oficerë të inteligjencës ushtarake ruse, nuk u arrit të vendosej një udhëheqje pro-ruse dhe anti-NATO në Malin e Zi në 2016, dhe pas dështimit të përpjekjeve për të mos lejuar arritjen e marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, vëmendja është kthyer 360 gradë nga Bosnja, duke e konsideruar këtë të fundit si “fushëbetejën e re” ndërmjet NATO-s dhe Rusisë.

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of