Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim planifikon të mbështesë sektorin privat, infrastrukturën dhe projektet e gjelbra në Bosnjë, nëpërmjet një financimi prej 200 milionë eurosh kredi (223.8 milionë dollarë amerikanë), deklaroi ministri i Jashtëm i Tregtisë.
“BERZH dhe institucionet boshnjake janë në përfundim të procedurave administrative, për marrjen e një huaje 200 milionë euro, e cila do të shkojë për investime kryesisht në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, por edhe për projekte të tjera në Banja Luka, Bijeljina, Zenica, Sarajevë dhe Mostar”, u tha gazetarëve, ministri Saroviç në Forumin e Biznesit në Sarajevë.
100 milionë euro do të shkojnë në mbështetje të sektorit privat, ndërsa 100 milionë euro të tjera, në mbështetje të projekteve të gjelbra për qytetin dhe infrastrukturën, shtoi z. Saroviç. Edhe më parë, BERZH ka deklaruar sekëtë vit, Bosnjë dhe Hercegovina do të përfitojnë rreth 400 milionë euro financime. Dhënia e 200 milionë eurove të para e vërteton këtë deklaratë, tha z. Saroviç.
Sipas një deklarate të kohëve të fundit, BERZH planifikon të japë edhe pjesën e mbetur të kredisë, rreth 210 milionë euro për Bosnjën, që do të shkojnë për ndërtimin projektit infrastrukturor në Doboj, pjesë e Korridorit Vc, një degë e Korridorit V të transportit europian, me gjatësi 700 km që do të lidhë Hungarinë dhe Kroacinë lindore me Bosnjën dhe Hercegovinën si dhe Detin Adriatik./ SeeNews