Bosnjë/ Drejtori i Agrokor-it zotohet të zgjidhë problemet

23/07/2017 8:00 AM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Menaxheri i jashtëzakonshëm i kompanisë kroate, Agrokor, deklaroi se do ta zhvendoste fokusin në Bosnjë, atje ku firma po lufton për stabilizimin e operacioneve.

“Njësitë e Agrokor-it në Bosnjë dhe Hercegovinë po përjetojnë vështirësi me furnizuesit e tyre”, tha Ante Ramljak, pas zhvillimit të një takimi të tretë në Sarajevë me autoritetet boshnjake.
Raftet gjysmë të zbrazëta të rrjetit të supermarketeve Konzum ishin shenja e parë treguese e problemeve të Agrokor-it në vend.

Në fund të majit, z. Ramljak tha se, për të zgjidhur këtë problem, Agrokor do të rihapte në Bosnjë rrjetin e supermarketeve Mercator nga Sllovenia, për të cilën ai u shpreh se kishte pasur sukses të madh në Bosnje. Rihapja e rrjetit të Mercator-it në Bosnjë do të përmirësojë edhe pozicionin e Agrokor-it në atë vend, u shpreh ai.
Por tha më tej se rihapja do të bëhej me faza të ndryshme. Koncepti i ribrandimit të Konzum në Mercator është kompleks dhe ne e kemi ndarë atë në disa faza. Aktualisht, ekipet tona në Konzum dhe Mercator, me ndihmën e konsulentëve të jashtëm, po vlerësojnë dhe identifikojnë hapat që duhen marrë, tha ai.

Menaxheri vuri në dukje se ai do të shpenzonte më shumë kohë në Bosnjë, por u kërkoi autoriteteve dhe furnizuesve aty që të ruanin qetësinë dhe bashkëpunimin, duke shtuar se zgjidhja më e mirë do të vijë shumë shpejt.
“Situata nuk është dhe sa kritike saç mund të duket dhe mbi të gjitha ai shtoi se bashkëpunimi është i rëndësishëm”.

Denis Zvizdiç, kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjës, i cili mori pjesë në takim, e përgëzoi z. Ramljak për marrjen e një vendimi tejet profesional ndaj problemit në Bosnjë.
Ai tha se autoritetet e Bosnjës dëshironin që çështja Agrokor të zgjidhet në mënyrën më të mirë të mundshme, duke qenë se kjo kompani ka një rëndësi të madhe për ekonominë në vend.
Agrokor punëson më shumë se 5,000 njerëz në tetë prej kompanive bija në Bosnje.

Shumica e fuqisë punëtore është e punësuar nga Konzum, e cila, që kur hyri në tregun boshnjak në vitin 2014 nuk ka treguar rezultatet e pritshme. Në prillin e këtij viti, ministri i Tregtisë së Jashtme të Bosnjes, Mirko Saroviç, tha se kompanitë bija të Agrokor-t i detyroheshin furnizuesve vendas mbi 100 milionë euro.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of