Kompania boshnjake e përpunimit të aluminit Feal ka ulur prodhimin me 50% pasi blerësit e saj kryesorë nga Austria, Gjermania, Italia dhe Zvicra kanë mbyllur fabrikat e tyre nga përhapja e koronavirusit, raportojnë mediat lokale.
“Kërkesa është ulur, shumë prej blerësve tanë kanë ndërprerë veprimtaritë dhe disa madje kanë mbyllur fabrikat e tyre, duke pritur si do të rrjedhin gjërat”, tha kreu i Feal, Ante Musa, për të përditshmen “Vecernji List”.
Ai vuri në dukje se disa porosi mund të shtyhen ose anulohen, duke shtuar se kompania ka hasur probleme të ndryshme logjistike gjatë pandemisë së koronavirusit.
“Nuk po mendojmë për pushime nga puna”, tha Musa.
Kompania private Feal ndodhet në qytetin jugperëndimor Siroki Brijeg dhe ka qenë aktive në prodhimin e profileve të aluminit për më shumë se 25 vjet.