Bosnjë-Hercegovinë, bien më tej interesat e bonove

27/11/2016 8:01 AM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Sipas federatës autonome boshnjako-kroate, bonot e thesarit shënuan rënie në fund të tremujorit të tretë.
Rajoni e arriti objektivin e tij me 30 milionë marka boshnjake (17 milionë dollarë), shumë kjo që e ndihmoi për të mbyllur disa të çara në buxhet.
Në korrik, Banka Qendrore e Bosnjës paraqiti një normë negative interesi për të gjitha rezervat e bankave tregtare që tejkalojnë normën e detyrueshme rezervë.
Banka Qendrore, e cila nuk kishte vendosur asnjë taksë deri tani mbi bankat e tjera për mbajtjen e rezervave të tyre, vendosi së fundmi një tarifë për të gjitha rezervat që e tejkalojnë normën bazë, e barabartë kjo e fundit me 50 për qind të normave të interesit që Banka Qendrore Europiane ka vendosur për depozitat e bankave tregtare, të cilat tani janë në -0.4%.
Sipas një deklarate të një zyrtari të Ministrisë së Financave për të dyja rajonet dhënë për Reuters, një veprim i tillë i ka shtyrë bankat të blejnë borxhin e rajonit sesa të vendosin rezervat e tyre në Bankën Qendrore.
Dy rajonet autonome të Bosnjës, Federata dhe Republika serbe, kanë një deficit buxhetor të kombinuar prej rreth 1 miliard markash dhe i duhen edhe të holla për të përmbushur nevojat e tyre të financimit.
Në shtator, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) miratoi një kredi trevjeçare për Bosnjën me vlerë 553.3 milionë euro (611 milionë dollarë) për t’i ardhur në ndihmë me përmbushjen e reformave.
Deri më tani, ai ka disbursuar 79.2 milionë euro dhe kësti i ardhshëm prej 150 milionë markash do të varet nga progresi i reformave të rëna dakord në kuadër të programit.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of