Sipas të dhënave të Federatës së pavarur boshnjake-kroate, bonot e thesarit për tremujorin e tretë të këtij viti shënuan rënie.
Rajoni arriti objektivin e tij me 30 milionë marka boshnjake për të mbyllur një prej të çarave të buxhetit, me një rendiment mesatar nën -0.0167% nga 0.26% gjatë shitjeve të 9-mujorit të kaluar. Investitorët, kryesisht bankat, vendosën ofertat e tyre në vlerën 103.5 milionë marka, të dhëna këto nga Ministria e Financave rajonale.
Në prill të këtij viti, Banka Qendrore e Bosnjës vendosi një tarifë për rezervat e tepërta të bankave, e barabartë kjo me 50% të normës së interesit të Bankës Qendrore Europiane mbi depozitat bankare tregtare, e cila ka për qëllim nxitjen e kreditimit.
Sipas një zyrtari të Ministrisë së Financave, i shprehur për Reuters, një lëvizje e tillë i ka shtyrë bankat që të blejnë borxhin e qeverisë duke qenë se ai kushton më pak sesa t’i mbajnë rezervat e tyre të tepërta në Bankën Qendrore.
Dy rajonet autonome të Bosnjës, Federata dhe Republika Serbe, kanë një deficit buxhetor të kombinuar prej më shumë se 1 miliard markash dhe të holla për të mbuluar nevojat e tyre.
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), muajin e kaluar miratoi një marrëveshje trevjeçare të kredisë afatgjatë të Bosnjës me vlerë 553.3 milionë euro (607.470.000 $) për të mbështetur axhendën e reformave ekonomike të vendit. ($ N 1 = 1.77 marka boshnjake) ($ 1 = 0.9108 euro).