Ambasadori i Turqisë në Sarajevë, Haldun Koç, u shpreh se në vitin 2003, kur u nënshkrua Marrëveshja e Tregtisë së Lirë (MTL) ndërmjet Bosnjë-Hercegovinës dhe Turqisë, vëllimi i tregtisë kishte arritur shifrën 70 milionë dollarë. Ndërsa tani, të dyja vendet kanë arritur një nivel tregtar prej 700 milionë dollarësh, njëkohësisht si një shenjë e progresit që Bosnja, Hercegovina dhe Turqia kanë bërë reciprokisht.
Z. Koç vlerësoi marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve, duke vënë në dukje se marrëdhëniet midis Turqisë dhe Bosnjë-Hercegovinës kanë qenë gjithmonë të veçanta dhe të ndryshme në aspektin historik dhe kulturor. Pikat më të rëndësishme që vazhdojnë t’i mbajnë të lidhura këto vende janë ekonomia dhe investimet, tha ai më tej.
Rritja e vazhdueshme e të dhënave ekonomike dhe tregtare në një vend është një tregues kyç që marrëdhëniet politike të pasqyrohen edhe në fushën e ekonomisë, tha z. Koç, duke e vënë theksin se vëllimi i tregtisë mes dy vendeve, që shënonte vlerën 542 milionë dollarë në vitin 2015, u rrit në 600 dollarë milionë në vitin 2016.
Duke folur për shifrat e 2017, z. Koç theksoi se ka pasur rritje prej 12% në tetë muaj dhe shtoi se ata presin të arrijnë një vlerë prej rreth 700 milionë dollarësh deri në fund të vitit.
Ambasadori Koç kujtoi se në vitin 2003, kur u nënshkrua Marrëveshja e Tregtisë së Lirë (MTL) ndërmjet Bosnjë-Hercegovinës me Turqinë, vëllimi i tregtisë ishte 70 milionë dollarë, duke shtuar se “nëse ne mund të arrijmë ta çojmë këtë shifër në 700 milionë dollarë nga 70 milionë dollarë që ajo ishte në fillimet e saj, kjo është një shfaqje mbresëlënëse për të treguar nivelin e përparimit të ndërsjellë që Turqia dhe Bosnja-Hercegovina kanë bërë në fushën e ekonomisë.
Duke sugjeruar se Bosnjë-Hercegovina dhe Turqia janë dy vende me trafikun më të ngarkuar në drejtim të vizitave të ndërsjella të nivelit të lartë, z. Koç tha se Presidenti Rexhep, Tajip Erdogan, ka gjasa të vizitojë vendin në një periudhë të mëvonshme.