Bosnjë-Hercegovinë/ Dubai investon miliarda dollarë në megaprojektin e Europës Juglindore

02/04/2017 8:03 AM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Të shumtë ishin ata që u çuditën kur në nëntor të vitit 2015, një zhvillues nga Dubai njoftoi se kishte zbuluar një destinacion të ri për investime. Kur erdhëm në fillim për të parë vendin, ne u befasuam nga ajo që gjetëm. Ky është një vend fantastik sidomos për natyrën që ka, shprehet Ismail Ahmed, CEO-ja i Buroj, rreth malit Bjelasnicë. Vetëm pasi e pamë vetë vendin, ne vendosëm të bënin plane, vazhdon ai më tej.
Ahmed nënshkroi një kontratë për të ndërtuar një ‘qytet turistik’ në rrënjët e malit Bjelasnica, në afërsi të qytetit të vogël të Trnovo, e cila ka një popullsi prej 2,000 banorësh. Projekti i tij nuk përfshin vetëm një hotel turistik, por një fshat krejtësisht të ri, me mbi 1.000 vila luksoze, 160 ndërtesa banimi, më shumë se 75 hotele dhe apartamente shërbimi, një qendër tregtare të vogël dhe një super të madhe, një spital dhe madje edhe një teleferik.
Projekti do të kushtojë rreth 2.4 miliardë dollarë ose më shumë se 15% të PBB-së nominale të Bosnjë-Hercegovinës.
Qyteti do të quhet Buroj Ozoni dhe do të ketë një shtrirje në më shumë se 1.370.000 metra katrorë. Deri më tani, ky është një prej projekteve më të mëdha të investimeve të huaja në Europën Juglindore, por duke mos lënë pa përmendur këtu edhe investimet në projektin e Beogradit nga investitori nga Abu Dhabi, që pritet të shkojnë në 3 miliardë dollarë. Themelet e qytetit Buroj Ozon u vendosën më 17 shtator 2016, në një ceremoni ku morën pjesë zyrtarë të lartë të qeverisë, biznesmenë të shquar, anëtarë të trupit diplomatik dhe qytetarë të shumtë.
Ndër zyrtarët e lartë të qeverisë që morën pjesë mund të përmendim: Fadil Novali, kryeministri i Bosnjës dhe Hercegovinës, zëvendëspresidenti i Republikës Srpska, Ramiz Salki, dhe ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesi. CEO-ja i këtij projekti, z. Ahmed, u shpreh se kishte investuar në një rajon të tillë, sepse ishte i bindur se Bosnjë-Hercegovina është një destinacion i rëndësishëm turistik global që ka ende shumë për të zbuluar. Ai vazhdoi më tej duke thënë se ky ishte një prej projekteve të tij më të rëndësishme dhe që do të mundohej që ai të përfundonte në kohën e planifikuar dhe të mos kishte vonesa. Ky projekt do të krijojë edhe rreth 10,000 vende pune.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of