Bosnjë-Hercegovinë/ Hifa Petrol i Bosnjës planifikon blerjen e Pobjeda Tesanj

18/12/2019 8:48 AM 0 komente

Shpërndarësi boshnjak i produkteve të naftës Hifa Petrol synon të blejë të gjitha aksionet e furnizuesit të pajisjeve hidraulike vendase Pobjeda Tesanj.

Hifa Petrol deklaroi në bursën e Sarajevës (SASE) se oferta ka të bëjë me blerjen e 281,184 aksioneve, ose 59,92% të aksioneve të Pobjeda Tesanj.

Një lajm i tillë u publikua në disa prej gazetave më të rëndësishme në vend, si në Dnevni Avaz dhe Dnevni List.

Aksionet e Pobjeda Tesanj u tregtuan për herë të fundit në bursën e Sarajevës më 13 shtator me një çmim prej 6.8 markash (3.85 dollarë amerikanë/ 3.47 euro).

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of