Bosnjë-Hercegovinë, inspektorët serbo-boshnjakë kanë ndalur punën në qendrën e madhe tregtare Delta

28/01/2018 9:02 AM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Inspektorët në entitetin serb të Bosnjës kanë ndalur punën në qendrën gjigante të Delta-s në Banja Luka, duke thënë se kompania nuk ka lejet e duhura për të mbajtur hapur aktivitetin.

Inspektorati Ndërtimor i Republikës Srpska ka ndaluar zhvillimin e aktivitetit në Delta Real Estate, e cila është në pronësi të biznesmenit serb, Miroslav Miskoviç, nga ndërtimi i mëtejshëm i qendrës tregtare ‘Delta Planet’ në Banja Luka, qendra administrative e entitetit serb të Bosnjës dhe gjithashtu urdhëroi prishjen e dy kateve të ndërtuara ilegalisht brenda dy muajve. Këto të dhëna u konfirmuan nga inspektorët e Republikës Serbe për BIRN-in.

Sipas Inspektoratit, Delta Real Estate kishte një leje ndërtimi vetëm për kryerjen e punimeve përgatitore. Delta, nga ana tjetër, ka kërkuar për një leje drejtimi, por nuk e kishte marrë atë në kohën kur inspektimi u krye dhe nëse do, ajo ka të drejtë të apelojë sipas ligjit.
Delta Real Estate tha se nuk kishte marrë ende vendimin e Inspektorit të Republikës Srpska.
“Ne nuk kemi asnjë njoftim apo paralajmërim për përmbajtjen e këtij vendimi, kështu që nuk mund të komentojmë se çfarë do të ndodhë më tej”, – tha një prej anëtarëve të ekipit Delta Real Estate për BIRN. Ata thonë gjithashtu se kompania është në përputhje me të gjitha rregullat dhe procedurat e RS dhe të Bosnjës dhe do të vazhdojë ta bëjë një gjë të tillë edhe në të ardhmen. Z. Miskoviç është cilësuar edhe si një nga serbët më të pasur sipas listës së publikuar nga revista Forbes.

Delta Holding ka në pronësi truallin, një pjesë të madhe të Portit të Beogradit, qendrat tregtare dhe shitjet e makinave. Ajo punëson mijëra njerëz, duke e bërë atë punëdhënësin më të madh privat në Serbi. Kompania vepron edhe në Bullgari, Bosnjë, Maqedoni dhe Qipro.
Ndërtimi i qendrës në Banja Luka ka filluar në mes të shtatorit të vitit të kaluar, dhe është një prej ndërtimeve më të mëdha të këtij lloji në Bosnjë dhe zë një hapësirë prej 62,500 metrash katrorë me vlerë rreth 70 milionë euro.
Përveç dyqaneve të reja, ajo do të ketë edhe një prej kinemave më të mëdha me gjashtë salla, një supermarket, një restorant dhe rreth 1.000 hapësira parkimi. Hapja është planifikuar në vjeshtën e këtij viti.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of