Bosnjë-Hercegovinë/ Lideri serbo-boshnjak shpenzoi 30 milionë dollarë për të lobuar në SHBA

19/02/2017 8:04 AM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Serbo-boshnjaku, Milorad Dodik, President i rajonit serbo-boshnjak i Republikës serbe, mbajti një fjalim përpara përkrahësve të tij në këtë situatë parazgjedhore. Ai konfirmoi vërtetësinë e raportit investigativ të shërbimeve boshnjake të Zërit të Amerikës, se shpenzoi afërsisht 30 milionë dollarë për lobim në ShBA.
Dodik tha për gazetarët se entiteti autonom serbo-boshnjak ndoshta u ka paguar 30 milionë dollarë firmave lobuese në qeverinë amerikane të Uashingtonit. Kjo gjë është edhe e njohur për publikun e gjerë, sepse në dhjetë vitet e fundit, ne kemi pasur kontakte të shpeshta me agjenci të caktuara, vazhdoi ai.
Falë atyre, ne kemi pasur një gjendje të mirë të Republikës Srpska në të kaluarën dhe vetëm falë tyre ne ishim në gjendje për të dhënë shpjegime të caktuara, u shpreh Dodik për agjencinë FENA. Dhe po ta mendosh mirë, 30 milionë, nuk është një vlerë e lartë. Raporti u pasqyrua kryesisht në mediat lokale dhe pastaj u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale.
Më 17 janar, Departamenti i Thesarit të Shtetet e Bashkuara, vendosi sanksione mbi Dobik për një pengesë aktive të përpjekjeve për të zbatuar Marrëveshjen e Dejtonit të vitit 1995, e cila i dha fund konfliktit të përgjakshëm të viteve 1990 në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Këto sanksione u dhanë mundësinë autoriteteve amerikane të bllokojnë aksesin e Dodik tek të gjitha pronat e tij, nën juridiksionin amerikan.
Dodik është cilësuar dikur si një reformator demokratik në Bosnjë, por lidhjet me SHBA-në dhe BE-në janë përkeqësuar gjatë viteve të fundit. Në të njëjtën kohë, ai ka qenë i vlerësuar nga Rusia, me të cilën ka marrëdhënie të ngushta politike dhe ekonomike.
Kohët e fundit, Dodik ka bërë thirrje për pavarësinë e Republikës Srpska, ka kërkuar legjitimitetin e gjyqësorit dhe madje ka tërhequr edhe ushtarët nga ushtria e unifikuar e Republikës Srpska.
Dodikut iu refuzua edhe një vizë diplomatike nga ambasada amerikane në Sarajevë, gjë kjo që e ndaloi atë dhe nuk i dha mundësinë për të qenë i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të Trump-it si President. Dodik deklaroi se ai ishte ftuar zyrtarisht nga Trump-i për të qenë i pranishëm në këtë event, por më vonë rezultoi se ftesa kishte qenë për një ballo private të organizuar nga grupe fetare dhe konservatore.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of