Bosnjë-Hercegovinë/ Marrëveshje garancie prej 12 milionë eurosh për të mbështetur NVM-të

10/09/2020 2:45 PM 0 komente

Fondi Europian i Investimeve (FEI) dhe Raiffeisen BANK d.d. Bosna i Hercegovina, nënshkruan një marrëveshje garancie, që i lejon bankës të rrisë aftësinë e huasë për të ofruar 12 milionë euro financim të ri, me terma dhe kushte më të mira për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) në Bosnjë-Hercegovinë.

Garancia nga FEI i është dhënë bankës Raiffeisen nën Objektin e Garancisë së Kredisë COSME, si pjesë e paketës së ndihmës ekonomike për COVID-19, e prezantuar nga Bashkimi Europian për të siguruar kapital qarkullues për NVM-të europiane për rimëkëmbjen.

Garancitë nga FEI, pjesë e grupit BEI, do të lejojnë ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme si dhe start up-et e prekura nga pandemia, të përfitojnë nga aksesi i zgjeruar në financa.

Për më tepër, banka Raiffeisen do të jetë në gjendje të zgjerojë huadhënien dhe mbështetjen e saj për një gamë më të gjerë të klientëve të biznesit, madje edhe me rrezik të rritur të kredisë.

Kjo përfshin start up-et, mundësitë e kufizuara të huazimit të të cilave, për shkak të rrezikut të lartë të kredisë, janë ngushtuar edhe më tej nga pandemia.

Thierry Breton, komisioneri europian për Tregun e Brendshëm tha: “Kompanitë e vogla dhe të mesme janë prekur shumë nga pandemia e koronavirusit. Ne reaguam shumë shpejt për t’u siguruar atyre likuiditet të menjëhershëm. Falë këtij veprimi të shpejtë, masa kundër koronavirusit nën Objektin e Garancisë së Huasë COSME, është në dispozicion në më shumë se 20 vende europiane. Me marrëveshjen e sotme, NVM-të në Bosnjë-Hercegovinë do të përfitojnë nga mbështetja e BE-së për rimëkëmbjen”.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of