Parlamenti Europian miratoi rezolutën mbi ecurinë e reformave në Bosnjë dhe Hercegovinë. Për raportin e përgatitur nga raportuesi i PE-së për BeH-në, Cristian Dan Preda, votuan 496 deputetë, kundër ishin 132 dhe abstenuan 67 eurodeputetë.
Dan Prena vlerësoi se 2016 ishte një vit i mirë për BeH-në, duke pasur parasysh se vendi ka dorëzuar edhe kërkesën për anëtarësim në BE në shkurt, kurse Komisioni Europian dorëzoi pyetësorin në dhjetor.
Eurodeputetët kroatë përsëri bënë thirrje për amendamente. “Reformat e ardhshme kushtetuese duhet të marrin parasysh parimet e federalizmit, decentralizimit dhe përfaqësim legjitim dhe të marrë masa në lehtësimin e strukturës komplekse institucionale për të zvogëluar shpenzimet dhe për të rritur funksionalitetin e shtetit”, thuhet në amendamentin e grupit të eurodeputetëve të udhëhequr nga përfaqësuesit kroat Dubravka Shuica Zheljana Zovko, Ivana Maletiç dhe Marijana Petir.
Ndërsa eurodeputetja sllovene Tanja Fajon tha se Bosnja ka nevojë për unitet dhe vazhdimësinë e aktiviteteve në drejtim të krijimit të politikave të suksesshme ekonomike dhe sociale, në vend të rihapjes së plagëve të vjetra dhe ringjalljen e retorikës nacionaliste.