Vlera totale e primeve të shkruara bruto të realizuar nga siguruesit boshnjakë në gjysmën e parë të vitit 2016 u rrit me 7.86%. duke arritur në 316.90 milionë BAM (monedha lokale – Bosnia and Herzegovina Convertible Mark) ose rreth 162.03 milionë euro.
Këto të dhëna u raportuan nga dy autoritetet e tregut të sigurimeve në Bosnjë-Hercegovinë (BiH), NADOS – Agjencia Mbikëqyrëse e Sigurimeve e Federatës së BiH dhe AZORS – Agjencia e Sigurimit të Republikës Serbe (RS) dhe publikohen nga xprimm.
Rreth 71% e totalit primeve të shkruara bruto janë realizuar nga 12 kompanitë e sigurimit të cilat janë të regjistruara në Federatën e BiH (rreth 115 milionë euro), pjesa e mbetur prej 29% (47 milionë euro) është raportuar nga siguruesit
e RS.
Primet e shkruara bruto paraqitën një strukturë të tillë ku 19.71% ishte në tregun e sigurimit të Jetës, rreth 32 milionë euro, ndërsa pjesa e tjetër e mbetur prej 80.29% për tregun e sigurimit të Jo-Jetës.
Vlera totale e dëmeve të paguara u ul me rreth 12% në terma vjetore, duke arritur në 61,66 milionë euro, nga të cilat 12 milionë euro janë dëmshpërblime të Jetës. Në tregun e Jo-Jetës, sigurimet motorike llogariten të kenë rreth 77% (38.2 milionë euro) të dëmeve të paguara.