Boston Dynamics: A jeni njohur me robotin Atlas?

30/05/2016 10:13 AM 0 komente

Versioni më i ri i robotit “Atlas” paraqet disa karakteristika që kompaninë e bën krenare, jo më kot, Boston Dynamics është blerë nga gjiganti Google në 2013-n, për cilësitë inovative dhe gjithnjë i përditësuar.

Roboti Atlas është më i shkurtër dhe më i lehtë se modeli paraardhës, ka si risi faktin që mund të mbajë ekuilibrin në çdo terren dhe të ngrihet vetë kur rrëzohet.

Boston Dynamics ka postuar në YouTube prej disa muajsh videon që tregon një version të azhurnuar të Atlas, një robot humanoid i projektuar për të kryer detyra të ndryshme brenda dhe jashtë ndërtesave. Inxhinierët kanë bërë një sërë përmirësimesh mbi paraardhësit e tij, në drejtim të lëvizshmërisë dhe inteligjencës.

Roboti i ri është më i shkurtër dhe i lehtë se paraardhësi i tij, 1.75 metra dhe 82 kg kundrejt 1,90 metra dhe 156 kg. Për të arritur këtë, janë marrë masa të ndryshme teknike. Këmbët janë stampuar me printer 3D, në mënyrë që të futen në brendësi atuatorët dhe pjesët hidraulike. Gjithashtu janë krijuar valvula më të vogla dhe më të lehta se ato të përdorura më parë. Roboti fuqizohet nga një bateri dhe përdor një sistem hidraulik për të lëvizur. Gjithashtu kompania ka reduktuar ndjeshëm zhurmën e krijuar.

Në video shihet aftësia e robotit për të ecur dhe për të ruajtur ekuilibrin në çdo terren. Atlas është gjithashtu në gjendje të ringrihet në mënyrë të pavarur në qoftë se ai rrezohet në tokë. Sensorët dhe LIDAR-i në kokën e tij i lejon të “shohë se ku i vendos këmbët” duke shmangur pengesat. Ndërsa jashtë udhëhiqet nga një operator, brenda është plotësisht autonom. Për shembull, mund të gjejë një kuti (duke lexuar kodin QR) dhe duke e vendosur në vendin e tij në raft.

Marc Raibert, themelues i Boston Dynamics, tha se qëllimi përfundimtar është të projektohet një robot me të njëjtën lëvizshmëri, shkathtësi dhe inteligjencë me atë të një qenie njerëzore. Paçi fat Boston Dynamics.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of